Më në fund flet Shakira: Jam shtatzënë

Artikujt tjerė
- Më në fund flet Shakira: Jam shtatzënë
- Nuk u pajtuan aq lehtë
- Ka qenë mafioze dhe ka thyer çdo gjë para saj
- Nuk pushojnë provokimet e Rihannas
- Edhe Helen Mirren u dorëzohet ndërhyrjeve estetike
- Françeska ngushëllohet në krahët e Adrian Gaxhës
- Katy Perry ia jep Mayerit çelësin e folesë së dashurisë
- E treta e vërteta: Annie Lennox martohet sërish
- Doctor House bojkoton premierën e filmit të tij
- Rita Ora, me Usherin në Gjermani
Pas spekulimeve të shumta, Shakira në faqen e saj zyrtare njoftoi se është shtatzënë.
"Siç mund ta dinë disa prej jush, Gerard dhe unë jemi shumë të lumtur dhe po presim ardhjen e fëmijës sonë të parë. Ne kemi vendosur për t'i dhënë përparësi këtij momenti të veçantë në jetën tonë dhe të shtyjmë të gjitha aktivitet promovuese për disa ditë të ardhshme", ka shkruar Shakira në gjuhën angleze dhe spanjolle.
Bukuroshja kolumbiane tanimë ka anuluar edhe paraqitjet e saj që duhej ti bënte në Las Vegas. Por, fituesja e Grammy Awards nuk ka treguar kohën e përafërt se kur do të mund të vijë pjesëtari i ri i familjes së tyre.
Ky do të jetë fëmija i parë për këngëtaren e hitit Whenever, Wherever dhe futbollistin e Barcelonës, Pique, që nga fillimi i romancës në mars të vitit 2011.
Siç raporton portali amerikan capitalfm ky lajm ka gëzuar shumë këngëtaren latino-amerikane edhe për faktin se ajo ishte përpjekur mjaft shumë që të bëhet nënë edhe gjatë kohës sa ishte me djalin e ish-presidentit argjentinas, Antonio de la Rua, i cili kohët e fundit ka paditur Shakiran se i ka dëmtuar bizneset për shkak të ndarjes dhe po i kërkon një dëmshpërblim prej 250 milionë dollarësh.









rasimi22.09.2012/20:08
Ka me te braktis Pikeja tue ta ba pik e pes se diferenca ne vjet eshte shum e madhe, e edhe ashtu sdo tu shkonte larg.