• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Genc Prelvukaj: Koncerti me Bleonën, vetëm përfitim moral

Publikuar: 17.09.2012 - 11:04

Prishtinë, 17 shtator - Këngëtari i grupit "Etno Engjujt", Genc Prelvukaj vjen këtë javë në revistën "THASH&THEM", me një rrëfim për bashkëpunim e tij me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti. Ai tregon prapavijat e koncerteve të saj më të fundit nëpër Shqipëri si dhe njohjen e hershme që ka patur me Qeretin. Prelvukaj ka bashkëpunuar me këngëtaren edhe për këngën e saj "Mandarin".

Sa kohë keni që njiheni me Bleonën dhe si ka qenë bashkëpunimi me të deri tani, dime që keni dhe disa bashkëpunime në duete ?

Janë bërë disa vite që nga kontakti im i parë me të. Kemi pasur gjithnjë komunikim të shëndoshë dhe mirëkuptim në çdo punë që e kemi nisur bashkë.

Cila ka qenë oferta e cila ju ka joshur juve si grup për ta ndihmuar atë në promovimin e këngëve të reja në anglisht ?

Raportet e mira njerëzore si dhe dëshira për të bërë diçka të bukur janë dy faktorët që kanë ndikuar në prezencën tonë në koncertet në fjalë.

Nga përvoja juaj në tregun muzikor, sa sukses mendoni se do të ketë Bleona në karrierën e saj ndërkombëtare?

Unë uroj që të ketë sukses. Deri tani ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë muzikore në botë dhe shpresoj që energjia e shpenzuar të ketë një shpërblim të mirë në fund.

Cili do të jetë përfitimi juaj nga ky tur koncertesh?

Ka shumë gjëra që njeriu në jetë i bën duke përjashtuar interesin dhe duke e vënë në fillim dëshirën. Kemi fituar momente të bukura, kemi qenë edhe njëherë pranë publikut në një kohë të mirë etj . Ky ishte konkretisht qëllimi primar i pjesëmarrjes. Nga ana tjetër, ne kishim publikuar në korrik të këtij viti albumin e ri "7 chapters "si dhe përfunduam një tur në Kosovë dhe Maqedoni me mbi 40 koncerte. Shqipëria do të duhej të ishte e radhës dhe në këtë çast erdhi oferta nga Bleona duke plotësuar kështu edhe anën tjetër komerciale dhe të interesit .

Cilat janë vendet në të cilat keni performuar së bashku ?

Kemi performuar në Vlorë, Shkodër, Elbasan si në Prishtinë.

Përshtypjet tuaja ndaj Bleonës si këngëtare dhe ndaj gjithë këngëtarëve tjera komerciale?

Së pari termi "këngëtare komerciale" them se është krejtësisht i gabuar. Ky përkufizim nuk dëgjohet askund tjetër veçse tek ne. Sidoqoftë mendimi im për Bleonën është pozitiv pa dyshim. Për këngëtaret e tjera nuk e di çfarë të them sepse nuk i keni specifikuar me emra dhe nuk janë të gjitha në një thes.

 

Komente (1)

Llambi17.09.2012/11:35

Bravo Genc je nder me te pelqyerit sot per sot ne Tirane . Pervec kengetar i mire edhe djale inteligjemt Pershendetje
te perzemerta

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 16°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu