• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Fustanet shumëngjyrëshe zbukurojnë pasarelën e modës

Publikuar: 14.09.2012 - 21:48

Londër, 14 shtator - Disa vite më parë stilistët britanikë Antoni&Alison, ishin të vetëdijshëm se duhet të bënin diçka ndryshe për të festuar hapjen e javës së modës në Londër.Ashtu kanë vepruar edhe këtë herë, ata kanë përzgjedhur fustanet shumëngjyrëshe për të fituar vëmendjen maksimale të të pranishmëve.

Në koleksionin e tyre pranverë/verë 2013 u panë fustane të lehta me ngjyra të ndryshme që të bëjnë për vete që në momentin e parë kur i vështron modelet që ecin në pasarelë, transmeton agjencia noa.

Ky koleksion i mrekullueshëm është puna e Antoni Burakowskit dhe Alison Robertsit, të cilët janë përpjekur për të sjellë diçka ndryshe nga stilistët e tjerë.

Fustane të shkurta dhe të gjata, të cilat janë kthyer në një vepër arti nga stilistët që adhurojnë të përdorin abstraksionin në veshjen e tyre.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu