Fotot toples të Kate Midlleton, çifti mbretëror i trishtuar

Artikujt tjerė
- Fotot toples të Kate Midlleton, çifti mbretëror i trishtuar
- Robbie Williams me simptoma të shtatzënisë
- Sharon Stone harron të vesh sytjene
- Ec e besoju komenteve të Nicki Minaj në Twitter
- Pitt: Amerika është një vend i ndërtuar mbi armë
- Alison Pill, aksidentalisht lakuriq
- Jolie: Aniston është e mjerë
- George Michael bën historinë
- Këngë për Granit Xhakën, shqiptari i Zvicrës (video)
- Kaltrina Selimi dëshiron të ketë binjakë
Kuala Lumpur, 14 shtator - Princi William dhe bashkëshortja e tij, Catherine janë dëshpëruar pas njoftimit nga revista franceze Closer se do të publikonte foto që shfaqin dukeshën toples, theksoi sot rrethi i çiftit mbretëror. Mbretëresha është trishtuar kur ka mësuar ekzistencën e dyshuar të këtyre fotove, deklaroi një burim që shoqëronte çiftin gjatë vizitës në Malajzi, etapa e dytë e një turneu në Azi-Paqësor.
Ky incident do të na kthejë 15 vjet prapa, shtoi i njëjti burim, duke iu referuar ndjekjes mediatike, objekt i të cilës ishte bërë princeshë Diana, mamaja e Williamit, e cila vdiq në një aksident tragjik në rrugën për në Paris në vitin 1997, pikërisht duke dashur ti shmanget paparacëve.
Revista franceze ''Closer'' njoftoi në faqen e saj të internetit publikimin në të ardhmen të fotove të Kate gjysmë nudo, gjatë pushimeve në jug të Francës.
Çifti mbretëror gjatë vizitës në Malajzi hyri edhe në një xhami të atjeshme. Princesha mbante në kokë një shami, dhe kishte hequr këpucët, për tiu përmbajtur kësisoj zakoneve islame.







