• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pitt: Amerika është një vend i ndërtuar mbi armë

Publikuar: 14.09.2012 - 15:17

Los Angeles, 14 shtator - Aktori Brad Pitt është shumë i prirë për të mbrojtur familjen e tij. E fejuara e tij, Angelina Jolie, dhe gjashtë fëmijët e tyre janë në fokus të mbrojtjes së aktorit, i cili beson se mbajtja e një arme është e shkruar në ADN e tij si amerikan.

"Amerika është një vend i ndërtuar mbi armë. Kjo është në ADN-në tonë. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por unë ndihem mirë kur e di se kam një armë zjarri. Unë nuk do të ndihem i sigurt në qoftë se nuk kam një armë të fshehur diku në shtëpi", tha aktori për revistën “Daily Mail Live”, duke shtuar se ky ishte mendimi i tij, i drejtë ose i gabuar.

Brad, ylli i filmit "Killing Them Softly", tha se u njoh me armë qysh në moshë të re.

“Pushkën time të parë ajrore e kam marrë në kopshtin e fëmijëve. Në shkollën fillore kam pasur armë gjahu. Unë atëherë isha gjashtë vjeç. Kam shtënë me armë në moshën tetë vjeç. Jam rritur në një mjedis goxha të çmendur", ka zbuluar aktori i njohur, i cili u lind në Shawnee në Oklahoma, ku të gjithë qytetarët e këtij vendi që nga mosha 18-vjeçare mbajnë armë lirisht dhe madje kudo që ata duan.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell