• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

E sulmuar për sukseset, reagon stafi i Adelina Ismailit

Publikuar: 02.09.2012 - 16:23



Prishtinë, 2 shtator - Zëdhënësja e
këngëtares: ”Keni mirëkuptim për shëndetin e Adelinës, ajo ka blerë shtëpi në
Zvicër ndërsa do të vendoset pas shërimit dhe finalizimit të projektit ku në
lojë është një nga kompanitë më të mëdha të muzikës në botë” Rikthimi i pop
divës, Adelina Ismailit në trojet shqiptare për koncerte dhe disa projekte e
evente të rëndësishme ngjalli debat dhe komente nga më të ndryshmet. Disa herë
është sulmuar nga media të ndryshme për shkak të sukseseve të cilat këngëtarja
Ismaili ka pasur me projektet e fundit, janë bërë mollë sherri që edhe fansat e
këngëtares të tërbohen. Për momentin Adelina është në shërim shtëpiak pas
lodhjes të cilën e përjetoi nëpër koncertet që ka organizuar nëpër qytete të
ndryshme në Kosovë, e Shqipëri derisa shumë koncerte të tjera i ka anuluar për
shkak të gjendjes shëndetësore. Të gjithë këto shpifje sipas disa burimeve të
portalit editorial bëhen pikërisht për faktin se zëdhënësja e këngëtares ka
injoruar shumë gazetarë për shkak se Adelina ka refuzuar t’iu jap intervista, e
më pas ato filluan ta krahasojnë me këngëtare të tjera, nervozë e fansave ka
vërshuar shumë mediume të cilët të indinjuar nga këto sulme kanë filluar dezinformimin
për faktin se koncertet e Adelina Ismailit dhe klipi dhe kënga e fundit ”Ku ma
ke” e punuar nga Ardit Gjebrea ishin sukseset e verës së këtij viti. Koleget e
saja, që nga Bleona Qerreti e deri tek e fundit që doli në skenë Dafina Zeqiri
nuk përmbajnë më xhelozinë, këtë herë flasin hapur kundër Adelinës, derisa ne
mësojmë se këngëtarja Ismaili ka blerë shtëpi të re në Zvicër ku pritet të
vendoset pas shërimit dhe finalizimit të projektit për të cilin flitet se në
lojë do të jetë një nga kompanitë më të mëdha botërore të muzikës. Për
momentin, Adelina injoron gati çdo medium dhe pritet të prononcohet për të
gjitha këto në një të ardhme të afërt edhe pse kjo ”gjueti” tek Adelina pritej
sepse zëdhënësja zyrtare gati dy muaj më herëz kishte paralajmëruar sulmet që
do të fillonin ndaj këngëtares derisa kishte bërë lutje tek fansat që të jenë
sa më të përmbajtur. ”Kërkojmë mirëkuptim nga disa mediume për gjendjen
shëndetësore të Adelina Ismailit. Ju lutemi mos përfitoni nga rasti dhe të
shpifni për të rritur tirazhet dhe për të fituar duke shfrytëzuar mungesën e
Adelinës, prononcim nga këngëtarja do të ketë së shpejti por vetëm për fansat
dhe asnjë medium që ka marrë guximin të shpif. Vërtetë nuk kemi faj që çdo hap
në karrierën e saj është sukses. Dështimet e të tjerëve nuk janë faji ynë, çdo
medium që ka sajuar gënjeshtra apo dezinformatë do të përballet me ligjvënësit
që mbrojnë të drejtën dhe imazhin e Adelina Ismailit”, thuhet në prononcimin e
zëdhënëses, Rudina Idrizaj.
 


linaa04.09.2012/14:30

mir eki ashtu esht

Kristaqi03.09.2012/11:51

Gjithe ao qe flasin kunder Adelines jane te mjere dhe xhelozia ndaj suksesit te saj
i ka humbur edhe aresyen.
Eshte fat per gjithe Kosove e shqiperine qe kemi nje STAR te tille dhe qe tek ne ne Tirane mbetet gjithnje nr.1 dhe pasardhese e denje e Vace Zeles e Pagarushes . Urime o YLL BOTE
Te dua shume

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell