• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pop-këngëtarja serbe ndryshon mendimin për Kosovën pas koncertit në Graçanicë

Publikuar: 28.08.2012 - 12:00

Beograd, 28 gusht  – Pop-këngëtarja serbe Jelena Karleusha pas një koncerti në Graçanicë të shtunën e kaluar thotë se është njohur dhe ka biseduar me njerëz të cilët e kanë bindur se asgjë nuk është ashtu siç shkruhet as në mediat e Beogradit as në ato në gjuhën shqipe të Prishtinës. Siç shkruan gazeta “Blic”, në koncert ajo ka kënduar para 3000 serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa pop-këngëtaren e ka pritur dhe e ka përcjellë patrulla e policisë së Kosovës.

“Koncerti ishte fenomenal. Falë publikut dhe organizatorëve. Muzika bashkon, muzika qetëson! Ky koncert ka treguar se për të gjithë njerëzit në Kosovë u bë boll me gjakderdhje, boll me propagandë politike! Edhe njëra edhe pala tjetër më kanë bindur se asgjë nuk është siç shkruhet në mediat e Beogradit dhe në ato në gjuhën shqipe, e unë u besoj. Kam përjetuar që një shqiptar plak të më përshëndesë pastër në gjuhën serbe dhe të më shtrëngojë dorën në shenjë mirëseardhjeje, andaj gjithë çfarë kam menduar se e di për situatën në Kosovë, në të vërtetë nuk e di. As unë, as kushdo tjetër nga Serbia. E vërteta është atje”, ka deklaruar pop-këngëtarja dhe ka shprehur shpresën se do të paraqiten politikanë të cilët do të zgjidhin situatën në Kosovë dhe të zëvendësojnë “diletantët”, që merren me këtë punë.

Pop–këngëtarja serbe tha se ishte akomoduar në hotelin në të cilin gjithmonë vendoset Hilary Clinton sa herë që viziton Kosovën.

 

Komente (2)

kujtim binakaj29.08.2012/00:51

veq lodhen shqiptar tu rrejt si patriota

mitrovicalija mitrovic 28.08.2012/21:58

osht shum e vertet se raliteti ne veri osht ndryshe dhe shkruhet ndryshe un ne veri kam punu dhe poplli serb usill shum mir po politika serbe dhe kjo e kosoves kan interesa per sonale bash me ameriken e flliqur se veriju te jet neket xhendje dhe kosova mos te ket rahati po poplli ka faj se duhet mu qu dhe mi kall dy parlamentet

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu