• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Albumi i ri i Taylor Swift

Publikuar: 15.08.2012 - 11:16

Këngëtarja amerikan country dhe pop Taylor Swift albumi i të cilës "Fearless" ka qenë më i shituri në SHBA në vitin  2009, ka thënë të martën se albumi i saj i ri "Red" do të publikohet më 22 tetor.

Swift, fituese e shumë shpërblimeve dhe si 22 vjeçare 22 anëtare e HOL, shoqatë e tekstshkruesve të njohur në SHBA, albumin e katërt e ka paralajmëruar gjatë bisedës që drejtpërsëdrejti e bëri nga Tenessee. Emrin "Red" e ka zgjedhur, siç thotë, për shkak të emocioneve që janë temë e këngëve të reja kryesisht për lidhjet në të cilat Taylor Swift ka qenë gjatë dy vjetëve të xhirimit e të cilat i ka përshkuar si “të zjarrta, të çmendura, intensive gjysmëhelmuese".

Ndoshta për këtë shkak ky album do të dallojë nga "Speak Now" e vitit 2010 të cilin të tërin e  ka shkruar vetë.

Kjo këngëtare ka shitur 22 milionë albume dhe 50 milionë singël. Sing[let e saj më të njohur janë "You Belong With Me" dhe "Love Story" nga viti 2008 dhe "Mine" nga viti 2010.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell