• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Plani i Getoarit, kundër Noizyt me 500 fansa për ta rrahur

Publikuar: 12.08.2012 - 21:57

Tiranë, 12 gusht - A do të marrë ndonjëherë fund saga e sherreve mes OTR dhe Baba Stars? Duket se po. Të paktën këtë gjë e konfirmojnë lajmet më të fundit mes dy palëve kundërshtare. Mesa duket menaxheri i labelit “Baba Stars” është afruar pranë Noizyt për të bërë paqe.

Por, në fakt, kjo paqe mesa duket është thjesht një plan i dështuar lufte nga ana e Baba Stars. Sepse, sipas burimeve pranë djemve të grupit Baba Stars, me sa duket Getoari dështoi në planin e tij për të ardhur në Shqipëri me një ushtri prej 500 fansash për të sulmuar Noizyn në shtëpinë e tij në Durrës, shkruan BalkanWeb.

Meqenëse Getoari nuk arriti të mblidhte pas vetes ushtrinë e menduar, atëherë zgjidhja më e mirë u konsiderua paqja. Ka shumë thashetheme brenda dy grupeve rivale sipas të cilave kjo është edhe arsyeja përse menaxheri i Baba Stars u afrua me Noizyn për të vendosur paqen.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 19°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu