• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Penelope Cruz pret fëmijën e dytë

Publikuar: 18.07.2012 - 16:10

Los Angeles, 18 korrik - Gati dy vjet pas lindjes së djalit të saj Leos, spanjollja dhe ylli hollivudian, Penelope Cruz duket se përsëri është shtatzënë.Në të gjitha intervistat që i ka dhënë deri më tani, aktorja gjithmonë ka cekur se sa lumturi i solli në jetë vogëlushi Leo, por asnjëherë nuk e ka përmendur se ajo dëshiron një fëmijë tjetër, të paktën jo kaq shpejt.

Disa media spanjolle, megjithatë, thonë se Penelope përsëri është duke pritur një fëmijë dhe se është në muajin e tretë të shtatzënisë.

Televizioni spanjoll “Antena 3” ka thënë se shtatzënia nuk ishte e planifikuar, por që aktorja dhe bashkëshorti e kolegu i saj, Javier Bardem, megjithatë janë gëzuar.

I njëjti burim thotë se informacioni rrodhi nga miqtë e çiftit hollivudian si dhe nga një anëtar i ekipit televiziv, i cili ishte në Madrid kohët e fundit për të xhiruar një reklamë me Penelope Cruz.

Mediat spanjolle kanë provuar që ta konfirmojnë këtë lajm nëpërmjet Pedro Almadovarit, por regjisori i njohur ka refuzuar të flasë për këtë.

Ndërsa Penelope Cruz dhe Javier Bardem u martuan në vitin 2010.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell