Miranda Kerr ia ndalon bashkëshortit revytë e saj

Artikujt tjerė
- Miranda Kerr ia ndalon bashkëshortit revytë e saj
- Kanye West tregon fanatizmin ndaj Kim Kardashian
- Johnny Depp i dashuruar thellë në Amber Heard
- Tom Cruise, aktori më i paguar sipas Forbes
- Chastain dhe Harrelson shpallen vegjetarianët më seksi
- Balotelli kërkon testin e atësisë
- Adele përgatitet të bëhet nënë, duke shikuar serinë Supernanny
- Fatmire Sinanaj, shtatzënë me ish burrin e Kimit
- Britney rikthehet në formë
- Zjarr në shesh-xhirimin e Die Hard 5
Supermodeles Miranda Kerr i pëlqen që ta mbajë bashkëshortin e saj, Orlando Bloom, larg nga revytë e modës.Në fakt, modeles së bukur i pengon kur bashkëshorti e shikon nga publiku pasi që atëherë bëhet nervoze. Për revistën Harper Bazar, ajo tha se njëherë krejtësisht është çmendur në pistë, kur e pa Orlandon në reshtin e parë dhe gati sa nuk u rrëzua.
Unë nervozohem shumë kur e di se është duke më shikuar Orlando. Vitin e kaluar e kam lutur që të mos vijë, por ai më tha që do të shfaqet pa marrë parasysh se a dëshiroj unë apo jo. E dija se atë natë do të bëja diçka të gabuar, dhe me të vërtetë, gjersa isha duke ecur në pistë, mu zbath këpuca, tha Miranda.
Ndërsa muaj më parë revista Who e ka klasifikuar australianen 28-vjeçare si femrën më të bukur në botë për vitin 2012. Miranda është nënë e djaloshit 15-muajsh, Flynn, me të cilin ajo u fotografua për këtë revistë duke e mbajtur princin e saj në gji.










