• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kanye West tregon fanatizmin ndaj Kim Kardashian

Publikuar: 07.07.2012 - 11:44

Kanye West edhe një herë ka treguar se sa fanatik është pasi që të dashurës së tij - Kim Kardashianit, ia ka ndaluar të mbaj zgjatje apo ekstenzione të flokëve, sepse ai i pëlqejnë ato natyrale, raporton “Showbizspy”."Flokët natyrale të Kimit arrijnë deri në shpatullat e saj dhe ai konsideron se kjo pamje natyrale i rri shumë bukur. Ajo, natyrisht, që e ka dëgjuar dhe në sezonin më të ri të reality showt të saj do ta shohim me një pamje pak më ndryshe", tha një burim anonim.

Kim kohët e fundit tha se Kanye di çdo gjë në lidhje me të sepse ajo beson se kështu do të lidhen edhe më thellësisht, por edhe se aktualisht është shumë e lumtur me romancën që po kalon me reperin amerikan.

Është e qartë se reperi ka një ndikim të madh tek Kim, e cila e dëgjon çfarëdo që i thotë Kanye, madje edhe nëse kjo i kushton me heqje dorë nga stili i saj.

Ndërsa Kim Kardashian ndihet mjaft xheloze për të dashurin e saj Kanye West. Për këtë arsye ajo i ka ndaluar të gjitha femrave përreth tij ta takojnë atë prapa kuintave.

“Kanye ka shumë shoqe. Shumica janë stiliste ose bëjnë ndonjë punë tjetër lidhur me modën, mirëpo Kim nuk dëshiron që ato të qëndrojnë vetëm me të në prapaskenë”, është shprehur një burim.

Ndërkohë sipas “The Sun” kjo është vetëm një ndër rregullat që Kim ka vendosur për West.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CMe vranėsira
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell