Adele përgatitet të bëhet nënë, duke shikuar serinë Supernanny

Artikujt tjerė
- Adele përgatitet të bëhet nënë, duke shikuar serinë Supernanny
- Fatmire Sinanaj, shtatzënë me ish burrin e Kimit
- Britney rikthehet në formë
- Zjarr në shesh-xhirimin e Die Hard 5
- Rihanna akuzon kontabilistët që e dëmtuan për disa miliona dollarë
- Pas Timberlake, edhe Justin Bieber në filmin "Baywatch
- Robbie Williams anulon pjesëmarrjen në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike
- Courtney Cox ka të dashur të ri?
- Hilary Duff, e shëndoshë, por ndjehet mirë
- Shqiptarët kundër aktores së filmave pornografikë
Këngëtarja britanike Adele njoftoi javën e kaluar në faqen e saj zyrtare që ajo dhe i dashuri i saj, Simon Konecki, do të bëhen prindër. Këngëtarja për rolin e prindit është duke u përgatitur duke shikuar serinë "Supernanny".Adele dëshiron që fëmijët e saj të jenë të edukuar sa më mirë dhe vazhdimisht po shikon serinë "Supernanny", madje që të dy versionet, edhe atë britanik dhe atë amerikan, tha një burim i afërt me këngëtaren për të përditshmen "The Sun".
Edhe pse Adele ka fituar shumë të holla me albumin "21", burimi shtoi se ata nuk dëshirojnë të hedhin të holla për foshnjën, sikur yjet e ditëve të sotme.
Ajo është modeste, i pëlqen shtretërit prej druri dhe i do gjërat e vjetra, shtoi burimi.
Ndërsa bashkëpunëtori i saj, Dan Wilson, tashmë po shkruan këngë për albumin e saj më të ri, i cili pritet të dalë në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2014. Ndërsa çifti është në një romancë prej 6 muajsh.








