Lindsay Lohan aksidentohet, por shpëton

Artikujt tjerė
- Lindsay Lohan aksidentohet, por shpëton
- Tuna e Dafina nuk flasin me njëra-tjetrën
- Ledina Çelo lë pas Madonnan në Gjermani
- Agron Llakaj lë Klanin për Vizionin
- Pattinson përpiqet që mos të duket trullan
- Boll ma me Hollwoodin, kthehet në Kanada
- Heq dorë nga jeta luksoze, solidarizohet me të varfrit
- Kristen Stewart: Jam krenare për skenat e mia lakuriqe
- Beyonce si një vajzë e zakonshme në koncertin e bashkëshortit
- Kur e dëgjon Titanikun i vjen mundim
Los Angeles, 9 qershor - Aktorja Lindsay Lohan ka shpëtuar pa lëndime në një aksident të rëndë trafiku, pasi vetura e saj Porsche është përplasur me një kamion në një autostradë në Kaliforni.
Policia ka njoftuar se aktorja po udhëtonte me një mashkull të paidentifikuar për në xhirimet e filmit të saj të ri, "Liz & Dick", në momentin e aksidentit.
Reuters raporton se pas analizave është treguar se asnjëri nga vozitësit (as Lohan e as shoferi i kamionit) nuk kanë qenë nën ndikim të drogës apo alkoolit.
Zëdhënësja e aktores ka thënë se Lohan ka qëndruar vetëm dy orë në spital dhe pas analizave është lëshuar. Po ashtu, askush tjetër nga të përfshirët në aksident nuk ka mbetur i lënduar.







