• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ledina Çelo lë pas Madonnan në Gjermani

Publikuar: 09.06.2012 - 14:22

Tiranë, 9 qershor - Ledina Çelo, një nga këngëtaret më të dashura shqiptare, e cila prej vitesh jeton dhe ushtron profesionin e saj në Gjermani, ka shënuar atje sukses me këngën e saj të re. Kënga "Can you touch me baby", është klasifikuar në toplistat gjermane në një pozicion mjaft të favoreshëm. Ueb faqja www.deutsche-dj-playlist.de, nisur nga dëgjimet dhe votat e publikut e ka renditur Ledinën të 47-ën ndër 100 këngë që janë bërë pjese e këtij klasifikimi. Ledina ka lënë pas emra të mëdhenj të muzikës botërore si Madonna, e cila është renditur e 50- ta, me këngën "Girl Gone wild".

Këngën e saj të re që i pëlqeu publikut në Gjermani, Ledina para më pak se një muaji disa kohësh an  gjeti vend Megjithese vetem nje web faqe, ky sukses pak më shumë se dy javësh si e ftuar speciale të talent show "X-Factor Albania".

Që në momentin e parë të prezantimit kjo këngë u prit mjaft mirë dhe siç duket nuk ka qenë vetëm dashamirësia e publikut shqiptar, që u duk se i kishte munguar këngëtarja shkodrane, e cila duket se nuk e kishte humbur aspak sharmin e saj edhe pse është bërë nënë, por kënga "Can you touch me baby" është vërtet një këngë e pëlqyer. Siç ka bërë të ditur edhe vetë Ledina para pak kohësh në një intervistë të dhënë gazetës Koha Jonë, ajo shumë shpejt do të jetë në Tirane, për të vënë në jetë projektet muzikore që ia ka premtuar më herët publikut të saj të zemrës.

Komente (1)

hasan 10.06.2012/01:18

sosht e vertet

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu