Pattinson përpiqet që mos të duket trullan

Artikujt tjerė
- Pattinson përpiqet që mos të duket trullan
- Boll ma me Hollwoodin, kthehet në Kanada
- Heq dorë nga jeta luksoze, solidarizohet me të varfrit
- Kristen Stewart: Jam krenare për skenat e mia lakuriqe
- Beyonce si një vajzë e zakonshme në koncertin e bashkëshortit
- Kur e dëgjon Titanikun i vjen mundim
- Karl: Mbretëresha e ardhshme të ndenjurat i ka si të motrës
- Çfarë e detyroi Adelen të shante
- Ardian Bujupi incizon videoklip në Turqi
- Capital T anulon të gjitha koncertet për vitin 2012
Robert Pattinson, ylli i sagës "Twilight" kaherë është frikësuar që rrezikonte në përzgjedhjen e roleve, por aktualisht është duke u përpjekur të jetë më i sigurt sesa që ishte më parë.
"Është mantra (filozofia) e jetës sime - mos u paraqit trullan. Kam pasur kaq shumë situata të tilla në jetë, në të cilat u solla si papak dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë jam penduar më vonë. A e keni parë dokumentarin rreth Mike Tysonit. Atë pjesë kur thotë se e ka mundur kundërshtarin, edhe atë para se të hynte në ring është e njëjta gjë edhe me aktrimin. Unë gjithmonë ua kisha frikën disa situatave të caktuara, por në fund ju vini deri në një pikë që bëhet njëjtë", tha Robert.
I dashuri i aktores, Kristen Stewart, i cili u bë i famshëm me rolin e vampirit Edward në "Twilight Saga" dhe vazhdimet e tij, tha se ishte lodhur nga ai rol dhe se nuk ka më frymëzim për të luajtur në të.
Tashmë një kohë e luaj të njëjtin rol dhe është normale të mbeteni pa ide. Ndiheni të padobishëm, nuk dini më se çfarë të bëni. Nuk përpiqem që të largohem prej saj. Unë nuk do ti bëja vetes favor nëse them se mendoj që kjo punë duhet të ndalet dhe ta lë, ka thënë aktori.








