Boll ma me Hollwoodin, kthehet në Kanada

Artikujt tjerė
- Boll ma me Hollwoodin, kthehet në Kanada
- Heq dorë nga jeta luksoze, solidarizohet me të varfrit
- Kristen Stewart: Jam krenare për skenat e mia lakuriqe
- Beyonce si një vajzë e zakonshme në koncertin e bashkëshortit
- Kur e dëgjon Titanikun i vjen mundim
- Karl: Mbretëresha e ardhshme të ndenjurat i ka si të motrës
- Çfarë e detyroi Adelen të shante
- Ardian Bujupi incizon videoklip në Turqi
- Capital T anulon të gjitha koncertet për vitin 2012
- Dolce and Gabbana dëmtuan Italinë për 1 miliard euro
Ish-lepurushja e Playboyt do të donte të kishte më shumë intimitet dhe për këtë është duke menduar që të zhvendoset drejt vendlindjes së saj në Kanada, prej ku emigroi viteve 80 për në SHBA. Në Hollywood, ajo ndihet si kukull.
Aktoren 44 vjeçare, Pamela Anderson, fotografët në Los Angeles po e ndjekin hap pas hapi. Aktorja thotë se do të donte të kishte më shumë intimitet dhe për këtë arsye mendon që të zhvendoset për në vendlindjen e saj në Kanada.
Në Hollywood, unë ndihem si një kukull e cila për çdo ditë duhet të grimohet dhe të vishet bukur. Jam e lodhur nga kjo mënyrë e jetesës, tha ish-lepurushja e Playboyt.
Ndërsa së fundi biondina kanadeze ka vendosur të heqë dorë nga automobili, "Range Rover", i vjetër pothuajse 5-vjet, për të mbledhur para për të pastrehët në Haiti, të cilët për shkak të tërmetit kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Krejt çka është dashur të bëja, ishte që të shikoja hyrjen time të përkryer në shtëpi, në të cilën ndodheshin dy makina të parkuara. Menjëherë kam menduar se rehatinë time mund ta ndaj me të tjerët. Pse dikujt, që nuk ka makinë, nuk ia jap një?, kishte thënë aktorja.








