Heq dorë nga jeta luksoze, solidarizohet me të varfrit

Artikujt tjerė
- Lindsay Lohan aksidentohet, por shpëton
- Tuna e Dafina nuk flasin me njëra-tjetrën
- Ledina Çelo lë pas Madonnan në Gjermani
- Agron Llakaj lë Klanin për Vizionin
- Pattinson përpiqet që mos të duket trullan
- Boll ma me Hollwoodin, kthehet në Kanada
- Heq dorë nga jeta luksoze, solidarizohet me të varfrit
- Kristen Stewart: Jam krenare për skenat e mia lakuriqe
- Beyonce si një vajzë e zakonshme në koncertin e bashkëshortit
- Kur e dëgjon Titanikun i vjen mundim
Aktori britanik, Michael Caine, njoftoi se ka hequr dorë nga sendet luksoze, në shenjë respekti për të varfrit.
Ylli i filmit "Batman: The Dark Knight", Michael Caine, tha se ai nuk i ka harruar ditët e tij të varfra në Londër dhe përpiqet që të mos mburret me pasurinë e tij aktuale.
Unë jam me fat që jam në gjendje të jetoj në një luks fantastik, por kjo nuk do të thotë se duhet të harroj se nga kam ardhur. Unë kam qenë në të dyja anët, i varfër dhe i pasur, tha Caine për "The People".
Aktorit, karriera e suksesshme e të cilit i filloi qysh në vitin 1960, tha se nuk do të ishte mirë që gjatë recesionit të blejë gjëra luksoze.
Përpara kam vozitur një Rolls Royce, por kjo është tepër shumë për këtë kohë. Më është dashur që ta heq qafe. Unë mendoj se është gabim që unë të krenohem gjersa ka njerëz që luftojnë për të ushqyer të dashurit e tyre. Tani vozis një Lexus, i cili nuk bie aq në sy. Ende kam Rolex (orë dore), por atë e mbaj në shtëpi, në sirtar, tha Caine.


hajdari 10.06.2012/00:34
Jo qe jame nje expert po jetoj ne pereferit te Britanise dhe mund te them se gjate bisedave me britanenezet jane te vedishme shume prej tyre per keqsimin e ekonomis veshtersit per punesim dhe ramje te standarit jetsore . qe nga viti 2007 edhe britanjja ka perfeshi nje kriz kane fillu te verehen gjerat si ne famlje asht edhe ne individ rritja e qmimeve kohe pas kohe







artan berisha10.06.2012/00:43
Shite oren ROLEX dosti !! D