Beyonce si një vajzë e zakonshme në koncertin e bashkëshortit

Artikujt tjerė
- Beyonce si një vajzë e zakonshme në koncertin e bashkëshortit
- Kur e dëgjon Titanikun i vjen mundim
- Karl: Mbretëresha e ardhshme të ndenjurat i ka si të motrës
- Çfarë e detyroi Adelen të shante
- Ardian Bujupi incizon videoklip në Turqi
- Capital T anulon të gjitha koncertet për vitin 2012
- Dolce and Gabbana dëmtuan Italinë për 1 miliard euro
- Përzgjidhet Bin Ladeni i ri
- Simpson nuk ka mundur të rezistonte
- Bendi U2 nëse nuk bën hit, do të vdesë
Bukuroshja Beyonce shumë herë ka treguar se paratë dhe fama nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë dhe këtë e dëshmuar përsëri duke u shfaqur në koncertin e bashkëshortit të saj në Paris, me rroba fare të thjeshta.
Beyonce ka qenë në shoqëri glamuroze të këngëtares Kelly Rowland dhe aktores Gwyneth Paltrow. Këngëtarja kishte lëshuar flokët e saj kaçurrela të natyrshme dhe kishte veshur një këmishë të thjeshtë të bardhë, në mënyrë që të ishte në gjendje të kërcente lirshëm dhe të kënaqej në koncertin spektakolar, të cilin e kishin organizuar Jay-Z dhe Kanye West.
Në koncertin, "Watch The Frone" dyshja e pandalshme ka entuziazmuar audiencën e madhe, ndërsa hitin "N***s In Paris" është dashur ta këndonin madje 11 herë.
Ndërsa pas suksesit të koncertit, ikona e repit dhe gruaja e tij festuan në klubin e natës L'Arc në Paris me Quincy Jones, aktorin Adrien Brody, Serena Williams, dhe ish-mentorin e Whitney Houston, Clive Davis.
Kur D.J. ka luajtur këngën I Will Always Love You, Beyoncé dhe Jay-Z thuhet se kanë kënduar së bashku këtë mega hit.
"Jay-Z dhe Beyoncé zakonisht nuk bëjnë kësi lloj performancash, por ata befasuan pjesëmarrësit e tjerë në ndejë, të cilët nuk mund tu besonin veshëve", tha një burim për gazetën britanike The Sun.
Kanye nuk ishte i pranishëm në festë. Muzikanti thuhet se shkoi drejt në dhomën e hotelit të tij pas koncertit, që të bisedonte në Skype me të dashurën e tij, Kim Kardashian.







