Pajtim, pas një takimi emocional?

Artikujt tjerė
- Pajtim, pas një takimi emocional?
- Presidentja e Kosovës i uron mirëseardhje Rona Nishliut
- Rita Ora me një të ardhme të ndritshme
- Zajmina dhe Gold Ag fitojnë çmimin e parë Çelësi Muzikor 6
- Labinot Tahiri regjistrohet në qendrën e Linda Halimit
- Policia arreston Justin Biberin pas përleshjes me paparacët
- Zuckerberg shkëputet nga bota e Facebook
- Longoria kap majën e kullës Eiffel
- Lindsay nuk paguan 32.000 euro për solar
- Fustanet me dekolte anash, trend i ri tek VIP-at
Los Angeles, 31 maj - Shkurorëzimin e tyre e njoftuan në nëntor të vitit të kaluar, por seanca e tyre e shkurorëzimit ende nuk ka përfunduar.
Aktorja 49-vjeçare raportohet se është duke marrë parasysh pajtimin me bashkëshortin e saj, Ashton Kutcher. Sipas gazetës britanike Sunday Mirror, Demi dhe Ashton duhen ende. Me sa duket ata u takuan në një ndejë të ditëlindjes, duke rikujtuar momentet e lumtura të përbashkëta.
"Ata janë ende shumë të dashuruar dhe do të mund të pajtohen. Shkurorëzimi aktualisht është në pritje", ka thënë një burim i cili ishte në të njëjtën ndejë të mikut të përbashkët, Kabbalaha Rabbi Yehuda Berg, i cili e kishte martuar çiftin në vitin 2005. Gjatë darkës, Ashton e mbajti një fjalim prekëse për mikun, gjatë të cilit ai pranoi gabimet e tij. "Kam bërë gabime të panumërta gjatë vitit të kaluar", thuhet se ka thënë Ashton. "Zëri i tij shpërtheu dhe thjesht ka qarë. Demi dukej e befasuar", ka thënë i njëjti burim.
Demi sipas shkrimeve dukej më mirë se kurrë, dhe pas fjalimit shkoi që të bisedonte me Ashton. Pas argëtimit, Demi postoji dy mesazhe në Twitter, një të reperit Wiz Khalif: "Të gjithë bëjmë gabime. Le të mos jetë kjo arsyeja që të heqim dorë nga personi që e duam, dhe tjetri "Nganjëherë duhet ti dashuroni njerëzit prej së largu dhe tu jepni hapësirë."
Së shpejti do të shohim epilogun e një çifti tjetër hollywoodian, dhe a do të mundet Demi të kalojë mbi dhimbjen e tradhtisë së Ashtonit dhe krizës nervore që i kishte shkaktuar.






