Të kënaqurit & të pakënaqurit e TopFest 9

Artikujt tjerė
- Të kënaqurit & të pakënaqurit e TopFest 9
- Clinton tradhton Hillaryn në kazino me dy yje pornografike
- Gisele Bundchen pret fëmijën e dytë
- Dafina Zeqiri interpreton në serialin Muret
- Sinan Hoxha publikon videon e re lock e zemer (video)
- Johnny Depp, anëtar nderi i fisit Comanche
- Kosovari Arbër Zeka fiton në Big Brother Albania 5
- Mike Stock: Lady Gaga dhe Rihanna skanë talent dhe janë të ndyra
- Transformimi i Matthew Fox
- Biznesmeni i ofroi aktores një milion dollarë për të kaluar natën me të!
Tiranë, 27 maj - Pak ditë na ndajnë nga finalja e edicionit të nëntë të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest. Emra të njohur të njohur të muzikës shqiptare që kanë qenë pjesëmarrës në këtë event, nuk janë kualifikuar në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në 3 qershor në Pallatin e Kongreseve.Edhe këtë vit nata finale është konceptuar si një mbrëmje gala ku do të ndahen çmime për pjesëmarrësit në kategori të ndryshme si dhe çmimi i madh, ai i festivalit që zgjidhet zakonisht nga votat e publikut. Ronela Hajati, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola, Laura Nezha, Çiljeta, grupi Lynx, Marsela Çibukaj, Laura Nezha, Enrika Derza etj nuk kanë arritur të kualifikohen për të qenë pjesë e finales.
Në rrjetin social Facebook këngëtarë të ndryshëm kanë komentuar lidhur me mospërfshirjen e tyre në këtë eveniment. Këngëtarja, Ronela Hajati ka publikuar një status ku shkruan se: Jam shumë e lumtur tiu njoftoj që nuk jam në finalen e Top Festit....Shikim të këndshëm të perlave të tjera muzikore.... Ky fakt duket se i ka mërzitur fansat e saj, të cilët e konsideronin këngën Nuk ka më kthim të Hajatit, si fituese të këtij edicioni të nëntë. Shumë ish-konkurrentët e The Voice, si Enrika Derza, motrat Kumrija, Drilon Shala etj nuk kanë mundur të bëhen finalistët e këtij eventi. Ato që kanë mundur të kualifikohen kanë qenë Xheraldina Berisha dhe Marsela Çibukaj. Marsela në fillim është shprehur se nuk ishte kualifikuar në këtë festival, por më pas ka nxjerr një status në Faqen zyrtare të sajën në Facebook, ku thotë se do të marr pjesë në Finale. Një keqkuptim i vogël nga ana ime. Më vjen keq. Kënga Sipar, ishte në listen e finalistëve të Top Fest 9. Kështu që miq të dashur nga një emocion në tjetrin.... ju puth fort të gjithëve , ka thënë Marsela. Por bashkëpunimi me Stresin duket se i ka sjellë fat ish-konkurrentes kosovare të The Voice, Xheraldina Berisha. Kënga Lamtumirë është mirëpritur deri tani nga publiku shqiptar. Pa fat kanë rezultuar edhe emrat e njohur të muzikës së lehtë shqiptare të cilët kanë patur dhe më shumë eksperiencë me skenën dhe muzikën. Orgesa Zaimi, Laura Nezha dhe Kejsi Tola thonë për THASH&THEM se për to nuk përbënte surprizë mospërfshirja në finale. Ndërkohë disa nga finalistët janë Elhaida Dani me këngën Sje më, Erik Lloshi me Ajo është ajo, grupi Burn, Jeta Faqolli dhe Kelly,grupi Na, këngëtarja Xhensila Myrtezaj etj. Jam shumë e lumtur që u kualifikova dhe që do të jem pjesë e këtij spektakli. Do të përpiqem të jap maksimumin,- tha Myrtezaj për THASH&THEM. Pas një mungese 6-vjeçare në skenat shqiptare këngëtarja Julka, është rikthyer me një këngë pop dance, në skenën e Top Fest, e cila është pëlqyer nga publiku duke e çuar atë direkt në finale. Besa Kokëdhima është një tjetër finaliste e Top Fest.Ajo rikthehet pas edicionit të pestë të këtij festivali, nga ku u shpall fituese e vendit të parë me këngën Engjëjt vrasin njësoj.Këtë herë ajo vjen me këngën Fishekzjarre, një kompozim ky i Florian Mumajesit. Një tjetër këngë që mban vulën e tij dhe finaliste është, Mamica e këngëtarit,Klajd Haruni. Ajo merr pjesë për herë të parë në këtë festival dhe duket sikur ka goditur në shenjë. Bëhet fjalë për këngëtaren kosovare, Argjentina Ramosaj, e cila sjell baladën Si shiu. Një tjetër këngë e komentuar dhe e cilësuar si një nga pretendentët për të fituar çmimin e madh, është edhe Udhëtari, i këngëtarit Eugent Bushpepa. Top Fest edhe këtë vit ndoqi të njëjtën procedurë eliminimi si vitet e shkuara. Në fazën e parë këngëtarët bëjnë prezantimin e këngës së tyre,ku këndojnë playback, ndërsa në fazën e dytë konkurrentët e përzgjedhur në gjysmëfinale këndojnë live. Edhe këtë vit drejtimi i është besuar motrave Luana dhe Marina Vjollcës dhe moderatorit Ledion Liço, i cili iu është bashkuar që në gjysmëfinale.
Ja disa nga finalistët të Top Fest:
Julka- Për mua je dashuri
Besa- Fishekzjarre
Klajd Haruni Mamica
Grupi Burn- Njerëz që takoj çdo ditë
Argjentina Ramosaj Si shiu
Stresi dhe Xheraldina- Lamtumirë
Elhaida Dani S'je më
Erik Lloshi Ajo është ajo
Eugent Bushpepa Udhëtari
Grupi Na- Jam zgjuar
Xhensila Myrtezaj- Edhe një herë
Jeta Faqolli dhe Kelly- Vetëm jeto
Masela Cibukaj - Sipar








