Clinton tradhton Hillaryn në kazino me dy yje pornografike

Artikujt tjerė
- Të kënaqurit & të pakënaqurit e TopFest 9
- Clinton tradhton Hillaryn në kazino me dy yje pornografike
- Gisele Bundchen pret fëmijën e dytë
- Dafina Zeqiri interpreton në serialin Muret
- Sinan Hoxha publikon videon e re lock e zemer (video)
- Johnny Depp, anëtar nderi i fisit Comanche
- Kosovari Arbër Zeka fiton në Big Brother Albania 5
- Mike Stock: Lady Gaga dhe Rihanna skanë talent dhe janë të ndyra
- Transformimi i Matthew Fox
- Biznesmeni i ofroi aktores një milion dollarë për të kaluar natën me të!
New York, 27 maj - Në evenimentin gala të kazinos Monte Carlo ditë më parë u shfaq edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.
Ish-presidenti të cilin shumë e njohin edhe për skandalin seksual me Monica Lewinskyn, tregoi dobësinë e tij ndaj femrave të bukura dhe u shoqërua me dy yje të famshme të pornografisë, Tasha Reign dhe Brooklyn Lee.
Në fotografinë kontestuese, të cilën Brooklyn e ka postuar në profilin e saj në Twitter, siç transmeton TMZ, Bill e gjeti veten në përqafim të dy bukurosheve. Fotoja është larguar më pas nga Twitteri i saj.
Yjet e pornos për talentin e tyre, fituan shumë çmime dhe nuk e fshehën ngazëllimin e tyre me zotin Clinton. Por, si ka përfunduar argëtimi i tyre dhe si do të reagojë kësaj radhe bashkëshortja e tij, Hillary, ende nuk dihet.
Ndërsa historia e Bill Clintonit me Monica Lewinsky, që u shndërrua në skandal politik në vitet 90, do të bëhet film. Julianne Moore do të luajë rolin e Hillary Clinton, në prodhimin më të ri të regjisorit Peter Morgan, kurse në rolin e presidentit do të jetë Dennis Quaid, por asnjë aktore nuk do të luajë rolin e Monicas, sepse regjisori Morgan ka vendosur të shfrytëzojë vetëm disa sekuenca televizive nga historia e stazhistes 22-vjeçare me Billin.










tini27.05.2012/12:08
po nuk esht mir veq shpageta me hanger duhet mi ndru naj her edhe hilary klinton nuk ja koqit pak apetit dikun tjeter e me hager te shpija