• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ashton Kutcher në takim të “fshehtë” me vajzën e Demi Mooret

Publikuar: 26.05.2012 - 10:24

Ashton Kutcher gati dhjetë vjet ishte i pranishëm në jetën e Rumer Willis, ndërsa pas shkurorëzimit me nënën e saj, duket se ata kanë mbetur miq të mirë.

Arsyet e vërteta të takimit të 23-vjeçares dhe Kutcher nuk dihen akoma, por ata dy së bashku u fotografuan në makinën e tij në Los Angeles. Pas takimit të përbashkët, Ashton shkoi për ta shikuar ndeshjen e Los Angeles Lakers, ndërsa Rumer shkoi në drejtim të hotelit në Chateau Marmont.

Paparacët i kanë vërejtur shumë shpejt, ndërsa ata kanë provuar të fshihen. Megjithatë, kjo ishte e pashmangshme, ndërsa takimi i tyre është regjistruar nga kamerat. Përpara ata nuk ishin aq të turpëruar nga miqësia e tyre. Një ditë pasi Demi u kthye nga rehabilitimi, Ashton mori pjesë në një koncert të Rumer Willisit në klubin “Sayers Hollywood”. Ashton kishte ardhur vetëm, por ai qëndroi nga fillimi deri në fund dhe ishte mbështetës i Rumersit, e cila ishte padyshim pak nervoze", ka thënë një burim për “RadarOnline”.

“Ashton dhe Rumer biseduan shkurt para se ajo të ngjitej në skenë dhe dukej sikur ai e kishte inkurajuar. Kur këndoi, fytyra iu skuq. Duket se ishte shumë krenar për të dhe buzëqeshi gjatë gjithë shfaqjes. Pastaj Ashton e përqafoi atë fort”, tha i njëjti burim.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CShi i lehtė
Shkup 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu