• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Marley dhe Fontana së shpejti para altarit

Publikuar: 20.05.2012 - 15:47

New York, 20 maj - Modelja Isabella Fontana dhe Rohan Marley së shpejti do të martohen, shkruan gazeta e përditshme braziliane "Terra".

Rohan është biri i legjendës së muzikës reggae, Bob Marley, ndërsa me modelen Fontana është në lidhje që nga tetori i vitit 2011.

Dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë duke i thënë “PO” njëri-tjetrit në Etiopi, prej nga buron kultura ‘rastafariane’, por tani për tani data e martesës së çiftit ende nuk dihet.

“Rohan më tha se duhet të kthehet në rrënjët e tij, në mënyrë që martesa jonë të zgjasë përgjithmonë”, tha Isabella.

Për modelen 28-vjeçare kjo do të jetë martesa e saj e tretë. Isabella ishte e martuar më parë me dy modelë, ku me secilin ka fëmijë. Ndërsa për 39-vjeçarin Marley, kjo është martesa e tij e dytë, gjatë studimeve ai u martua me kolegen e fakultetit, Geraldine Khawly, me të cilën ka dy fëmijë.

Për dallim nga babi i tij, Bob Marley, që për shumëkënd konsiderohet “baba i reggae muzikës”, Rohani u bë i famshëm si futbollist dhe sipërmarrës.



 

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CShi i lehtė
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell