• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Catherine, e lumtur me adoptimin e vajzës

Publikuar: 20.05.2012 - 14:11

New York, 20 maj - Aktorja Catherine Heigl dhe bashkëshorti i saj, Josh Kelley, së fundi adoptuan vajzën Adelaide, ndërsa mamaja e lumtur ka zbuluar për mediet se ishte mbushur me emocione kur mori në krahë vajzën për herë të parë.

“Unë nuk qaj lehtë ose shpesh, por më duhet të pranoj se ky ishte momenti në të cilin emocionet më pushtuan krejtësisht. Ka pasur nga pak edhe lot dhe shumë gëzim”, ka thënë aktorja, e njohur për rolin e saj në "Grey’s Anatomy".

Catherine dhe Josh tashmë kanë pasur vajzën trevjeçare Nalin, të cilën e kanë adoptuar në Korenë e Veriut.

"Gjithmonë e kam ditur se do të dëshiroja të adoptoja një fëmijë dhe pastaj rashë në dashuri me një mashkull, i cili këtë e ka mbështetur. Kurrë nuk kam ndierë që ka rregulla që thonë se si duhet të krijohet një familje", ka thënë aktorja.

Duke shpjeguar origjinën e emrit të vajzës së tyre të re, Heigl tha "Emri i saj i plotë është Adelaide Marie Hope Kelley - Adelaide për shkak të gjyshes sime të madhe, Marie nga emrin im i mesëm dhe Hope për shkak të shpresave jetësore".





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell