Longoria: Kam menduar se nuk jam seksi kur më tradhtoi Toni

Artikujt tjerė
- Longoria: Kam menduar se nuk jam seksi kur më tradhtoi Toni
- Skorse do bëj film për krijuesit e Rols-Rojsit
- Eneda Tarifa shtatzënë
- Martohet Mark Zuckerberg
- Kujdes me gjuhën Ronela!
- Motrat Koçi konkurrojnë edhe me buzë!
- A është fajtor Brad Pitt për dobësimin e Angelina Joliet?
- Barbra Streisand, duet me Adelen dhe Rihannan
- Fundi i historisë së Batmanit do të jetë fantastik
- Ja-Z i ka humbur frymëzimi pas lindjes së vajzës
Los Angeles, 20 maj - Aktorja Eva Longoria e njohur prej serisë Desperate Housewives ka folur në lidhje me tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj, Toni Parker, nga i cili u shkurorëzua në vitin 2010.
Aktorja ka thënë se pas zbulimit të tradhtisë së bashkëshortit, vazhdimisht ka menduar rreth lëvizjeve të saj të gabuara, pasi që ishte e bindur se ajo ishte fajtore kryesore për prishjen e martesës.
"Shoqëria na imponon idenë se femrat janë gjithmonë fajtore kur mashkulli tradhton. Ajo nuk di ta kënaq seksualisht. Ajo me siguri është e përmbajtur. Pse më tradhtoi? Sigurisht kjo nuk kishte të bënte me mua", tha aktorja.
Eva, basketbollistin francez e braktisi pasi që në telefonin e tij celular gjeti qindra SMS mesazhe, të cilat ia kishte dërguar një femre tjetër. Ajo thotë se vazhdimisht është pyetur "Ndoshta nuk jam aq seksi? Ndoshta nuk jam mjaft e bukur? Ndoshta nuk jam mjaft e zgjuar?
Ndërsa kohë më parë për një periudhë të shkurtër, aktorja 37-vjeçare ndërpreu romancën e saj me Eduardo Cruzin (26), vëllanë e aktores së njohur Penelope Cruz, por pasi që kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, ata kanë ripërtërirë lidhjen dhe sipas medieve amerikane, planifikojnë që shumë shpejt të shkojnë drejt altarit.












