• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Fundi i historisë së Batmanit do të jetë fantastik

Publikuar: 19.05.2012 - 20:02

Regjisori i filmit "Dark Knight Rises", Christopher Nolan, zbulon se pjesa e tretë e trilogjisë së Batmanit, në mënyrë të përsosur do të rrumbullakojë historinë e pasanikut Bruce Wayne, i cili maskohet për të luftuar krimin.

Në një intervistë për revistën "Total Film", Nolan tha se në filma gjithmonë u përpoq të përqendrohet në zhvillimin e karakterit të Batmanit, të cilin shumë mirë e aktron Christian Bale.

“Historia ime në lidhje me superheroin legjendar bazohet gjithmonë në Bruce Wayne. Në filmin e fundit, shikuesit i kemi lënë në mëdyshje, kur bëhet fjalë për historinë e tij, ndërsa me filmin e tretë, jemi munduar që ta përfundojmë atë. Kemi xhiruar një fund madhështor për të cilin tashmë shumë vite ne po mendojmë dhe jemi të lumtur për mënyrën se si e dërguam deri në fund tërë këtë histori”, ka thënë Nolan.

"Dark Knight Rises" arrin në kinematë botërore më 20 korrik dhe do të jetë pjesa e tretë dhe e fundit e trilogjisë, në regji të Christopher Nolan. Për të tretin dhe me shumë gjasa të fundit, në rolin e Batmanit ne do të shohim Christian Bale, ndërsa Liam Neeson do të kthehet si Ra's Al Gul dhe Anne Hathaway do të aktrojë femrën mace.

 

Komente (1)

alban26.05.2012/16:30

japonezi i njouur ne ghith boten ka bere nje mrekulli l cili asnje maghistar ne bote nuk ka mundur ta beje ai mund ta heqe koken e tij dhe doren ec dhe sheh pa to por mund ti rregulloje perseri njerzit kane qene te mahnitur me te

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell