Ja-Z i ka humbur frymëzimi pas lindjes së vajzës

Artikujt tjerė
- Ja-Z i ka humbur frymëzimi pas lindjes së vajzës
- Kate shkëlqen sërish
- Ami dhe Ermali në pritje të një fëmije
- Pierce Brosnan sërish spiun
- Paditësi i Travoltas kërkon 250 mijë dollarë dëmshpërblim
- Kardashian dhe Kanye West romancën e tyre do ta shfaqin në reality show
- Angelina Jolie me super dhuratë për Brad Pitt
- Jackie Chan del në pension
- Madonna mëson breakdance nga djali
- The Avengers, drejt thyerjes së rekordit të Avatarit
Jay-Z pranoi se ka menduar që vajza e tij do ti shërbente si frymëzim për të shkruar këngë, por ka ndodhur krejt e kundërta.
Në vend se të shkruajë këngë, reperi i famshëm dëshiron vetëm të jetë me vogëlushen Blue Ivy. Nuk mund të ngopet duke e shikuar.
"Pasi lindi vajza, kam menduar se do të frymëzohem me ndjenjat e reja, të cilat do ti vendosja në këngë, por gjërat kanë shkuar në drejtim të kundërt", ka thënë Jay-Z për MTV. "Unë dua që vetëm të 'varem' nga Blue Ivy. Dua të kënaqem për çdo çast që mund të kaloj me të. Unë shpresoj që frymëzimi për këngë të vijë më vonë", tha ai.
Kujtojmë, disa ditë pas lindjes së vogëlushes, Jay-Z publikoi këngën e re Glory në të cilën ai inkorporoi lotët e saj. Shumë prej tyre atëbotë pohuan se kjo këngë është pikë kthese e stilit personal të të shkruarit të këngëve, pasi Jay-Z është i njohur për rima të rënda.
Megjithatë, ai hodhi poshtë pohimet e tilla dhe tha se vetëm ka treguar anën e tij të ndjeshme, siç bëri kohë më parë me këngën Regrets.









