Kardashian dhe Kanye West romancën e tyre do ta shfaqin në reality show

Artikujt tjerė
- Kardashian dhe Kanye West romancën e tyre do ta shfaqin në reality show
- Angelina Jolie me super dhuratë për Brad Pitt
- Jackie Chan del në pension
- Madonna mëson breakdance nga djali
- The Avengers, drejt thyerjes së rekordit të Avatarit
- Kështu e mbron të fejuarën Jason Trawick
- Beyonce mund ti humbasë 100 milionë dollarë
- Aniston dhe Theroux dalin në shtëpi me qira
- Stalone në një pikturë të Rafaelos
- Pique ndahet nga Shakira, Bar Rafaeli është shkaktarja?
Kim Kardashian gati çdo detaj të jetës së saj private e ndan me publikun. Fillimi i marrëdhënies së re me Kanye Westin, shihet qartë se Kimit i ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për të realizuar edhe një tjetër reality show.
Në të vërtetë, thuhet se së bashku me të dashurin e saj të ri, këngëtarin Kanye West, do të realizojë një reality showt të ri që si temë do të ketë - lidhjen e tyre.
Publikut do ti tregojë se si ajo po mund të arrijë të organizojë biznesin e saj me jetën private dhe si po zhvillohet marrëdhënia e tyre, ndërsa producentët janë të bindur se çifti nga ky projekt mund të fitojë miliona.
"Kim ka propozuar për të bërë një reality show rreth romancës së tyre. I shkëlqejnë sytë vetëm kur mendon se si ajo mund të rrisë numrin e fansave të saj, zbuloi një burim.
Siç raportojnë mediet, ajo hasi në komente negative kur lejoi që martesa e saj me basketbollistin Chris Humphries të transmetohej në televizion, ashtu siç kishte thënë shumëkush se nga shkurorëzimi i saj ka bërë një spektakël.










