• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Fatos Berisha nuk nënshkruan kontratën me CMB dhe ISSTRA, kishte konflikt interesi

Publikuar: 08.05.2012 - 20:39

Prishtinë, 8 maj - Zbulohen dyshime të konfliktit të interesit, të cilat drejtori i QKK-së, Fatos Berisha, i shfaqi në rastin e nënshkrimit të kontratës mes tij dhe kompanive fituese të konkursit të kaluar. Berisha nuk nënshkroi në të njëjtën vend me Shkumbin Istrefin, sepse kishte konflikt interesi, gjë që e pranon edhe kryetari i Bordit të QKK-së, Arben Zharku. Nënshkrimin, të cilin sipas ligjit do duhej ta vënte drejtori i QKK-së, në këtë rast, Fatos Berisha, e bëri Kamuran Goranci, drejtor për kulturë në Ministrinë e Kulturës.

Fatos Berisha nuk nënshkruan kur e di se digjet.

Drejtori i Qendrës Kinematografike nuk e nënshkroi kontratën me fituesit e 250 mijë eurove nga konkursi i vitit të kaluar.

Fituesi i çerek-milionit ishte Shkumbin Istrefi, dhëndri i drejtorit Berisha.

Pos komunitetit artistik që kishte reaguar ndaj fituesit të konkursit me arsyetimin për konflikt interesi, këtë e dinte edhe Berisha.

Drejtori i bordit të QKK-së, Arben Zharku, për KTV-në ka hapur letrat dhe ka pranuar se Berisha nuk bëri kontratë me kompanitë filmike CMB dhe ISSTRA se kishte konflikt interesi.

Interpretimi i agjencise ka qenë që nënshkrimin ta bëjë një supervajzor... – KTV: por zakonisht drejtori nënshkruan... - po për këtë mundeni me pyet... – KTV: për shkak të konfliktit të interesit? - po është, sigurisht, po, për këtë. U mendu se mundet mu interpretu si konflikt interesi, dhe për me vazhdu procesi. KTV: ç'farë ka, Fatos Berisha, me kë? - Me Koproducentin e atij projekti, domethënë Shkumbin Istrefi - ka thënë Zharku.

Ashtu si gjithmonë, drejtori i QKK-së nuk i është përgjigjur ftesës së KTV-së për intervistë.

Ndërkohë, drejtori i QKK-së ia beh... dhe pas një bisede të shkurtër, kërkon të bisedohet në zyrën e tij, por pa praninë e kamerës.

Në bisedë e sipër, prapa kamerës, Fatos Berisha nuk pranon të prononcohet për KTV-në me arsyetimin se e ka hedhur në gjyq këtë kompani.

Ai thotë se është treguar i kujdesshëm dhe në momentin e nënshkrimit të kontratës me kompanitë fituese, i ka shkruar Agjencisë për Antikorrupsion nga e cila ka kërkuar zgjidhje.

Dhe zgjidhja i kishte ardhur.

Funddhjetorin e vitit të kaluar, AKK-ja në përgjigjen e vet i kërkon atij që çështja të “delegohet te organi ose institucioni juaj mbikëqyrës për arsye se në të kundërtën... do të shfaqej situata konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik”.



Në këtë letër AKK-ja i kujton Berishës nenet nga ligji i parandalimit të konfliktit të interesit.

Ndërkaq drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, është i bindur që është parandaluar konflikti i interesit.

Jo, është parandalu se kontrata, nuk është lidhë në mes zyrtarit të lartë dhe palës që është në lidhje farefisnie... – Gazetari:  Një kontratë e cila është dashtë me u lidh prej atij zyrtari apo jo...? - Ky nuk ka marrë pjesë, dëgjo tash po vijmë me një pozicion të vështirë që të shpjegojmë relacionin mes tyre se cilat janë problemet, mesiguri ju e dini ma shumë këtë fushë, mirëpo konform ligjit gjithçka është në rregull dhe ky vendim nuk mund të atakohet në asnjë rast – ka thënë Preteni.

Sipas direktivave të AKK-së, kontrata mes QKK-së dhe producentit të projektit u nënshkrua nga drejtori për kulturë në Ministrinë e Kulturës, Kamuran Goranci.

Por neni 46.1 i Ligjit për Kinematografi thotë diçka që nuk u pa askund në nenet e cituara te përgjigjja e AKK-së.

Aty specifikohet: “... Drejtori i QKK-së dhe producenti i projektit fitues (që) lidhin kontratën për subvencionimin e realizimit të projektit”.

Konflikti i interesit nuk mund të parandalohet me shmangien e një nënshkrimi dhe kjo ka bërë që AKK-ja ka keqinterpretuar rastin, ka thënë Avni Zogiani nga Organizata për antikorrupsion ÇOHU.

Në momentin që kompania ka hyrë në garë, është shfaqur konflikti i interesit, ka thënë Zogiani.

Këtu jemi t'u fol për një gjest, i cili është bërë pasi që ka mbaruar gara, d.m.th potencialisht ky konflikt interesi ka mujt me e ndiku gjithë procesin e garës, në mënyrë që me e fitu konkursin një i afërt i drejtorit të QKK-së, dhe për pasojë ka ardhur deri te dëmtimi i konkurrencës së lirë- ka thënë Zogiani.

Në rastin e konkursit të vitit të kaluar ka pasur reagime të shumta nga komuniteti artistik, pikërisht për konflikt interesi, madje pati reaguar edhe Departamenti ligjor, i cili doli me vendimin se QKK-ja në një rast pati shkelur ligjin, duke kërkuar përsëritjen e përzgjedhjes së filmave.



 

Komente (2)

projekti pra10.05.2012/13:55

Po privatizohet keku posta te gjitha po privatizohen ren ren. po paret nuk munden me u privatizu ato gjithmon i takojn dikujt. e per me iu shmang kestij paradoksi tash kena tendere e projekte e quane si te doni per me i shperla e perla parat e taksapaguasve. po kshtu u bo ne te gjitha nivelet e na jemi pasardhes te ilireve te pirateve a kusareve zullmmadh te antikes, te cubave e kaqakeve te famshem te mesjetes.

Chocolate09.05.2012/09:34

E cka nese projekti i CMB eshte zgjedhur ne rregull, edhe komisioni apo juria e ka perzgjedhur sipas vlerave? Me duket qe artikulli ka shuma zbrazetira edhe kendeveshtrime te pa investiguara! Po juria, pse asnje deklarate nuk eshte marr prej tyre ne lidhje me projektin?!!? Kishte qene interesant me hy ma thell ne kete storie, apo qellimi ka qene vetem te sulmohet F. Berisha!

1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 31°CShi i lehtė
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell