• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kalendari historik, 20 prill

Publikuar: 20.04.2012 - 08:35

571 – U lind themeluesi i Islamit, Hazreti Muhamed. U bë nismëtari i bashkimit të popujve arabë. Nga viti 630 udhëhoqi shtetin e parë mysliman në Arabi. Islamizmi sot është një nga besimet më të përhapura fetare krahas krishterimit dhe budizmit.

1792 – Franca i shpalli luftë Austrisë, gjë që pati shënuar fillimin e luftërave revolucionare franceze.

1889 – Lideri nacist, Adolf Hitler, u lind në Braunau të Austrisë.

1902 – Shkencëtarët Maria dhe Pierre Curie e izoluan elementin radioaktiv, radiumin.

1945 – Forcat aleate morën kontrollin mbi qytetet gjermane, Nuremberg dhe Stuttgart gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1968 – Pierre Elliott Trudeau dha betimin si kryeministër i Kanadasë.

1972 – Moduli lunar nga “Apollo 16” arriti në Hënë.

1980 – Kubanët e parë që lundronin drejt SHBA-së arritën në Floridë.

1999 – Dy studentë bënë kërdi me armë në shkollën e mesme “Columbine”, duke vrarë 12 nxënës dhe një mësues, para se ta vrisnin veten. 

2003- Partia Komuniste e Irakut, e cila për një kohë të gjatë ishte e ndaluar u bë subjekti i parë që publikoi një gazetë pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit. Gazeta “Shtegu i popullit” u publikua në tetë faqe dhe u shpërnda falas.



2006- Autoritetet rumune urdhëruan evakuimin e mijëra njerëzve për shkak të ngritjes së nivelit të lumit Danub. Shtëpitë e tyre i braktisën më se 7 mijë persona në 129 vendbanime.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell