• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nisin punimet në restaurimin e Kalasë së Gjirokastrës

Publikuar: 24.02.2012 - 09:51

Gjirokastër,  24  shkurt  -  Me  ngritjen  e  temperaturave  dhe  pak  kohë  para  hapjes  së  sezonit  turistik,  ka  nisur  rehabilitimi  i  shpatit  të  Kalasë  së  Gjirokastrës.  Rindërtimi  i  shëtitores  në  pjesën  muzeale  ka  hapur  punimet  për  të  siguruar  një  ambient  të  përshtatshëm  historik  për  vizitorët,  raportojnë  mediet  shqiptare.  Prej  vitesh,  shëtitorja  ka  qenë  e  mbuluar  nga  mbeturinat  dhe  punimet  mbi  të  rikthejnë  pamjen  e  mëparshme. 

Sipas  zyrtarëve  të  Bashkisë  së  Gjirokastrës,  do  të  bëhen  ndërhyrje  edhe  në  pjesë  të  tjera  të  këtij  monumenti. 

“Në  këtë  pjesë  gjendet  edhe  një  prej  monumenteve  të  gdhendura  të  figurës  së  Skënderbeut,  që  do  të  ndriçohet  për  të  ekspozuar  atë”,  ka  thënë  nënkryetari  i  Gjirokastrës,  Vangjel  Muço,  teksa  ka  shtuar  se  ky  investim  vjen  në  kuadër  të  përgatitjeve  për  pritjen  e  vizitorëve  në  këtë  monument.  Sipas  tij,  pos  rehabilitimit  do  të  realizohet  edhe  projekti  për  pastrimet  dhe  gjelbërimet  e  kësaj  zone.  Kalaja  e  Gjirokastrës  si  histori  e  lidhur  me  qytetin  e  Gjirokastrës  përmendet  për  herë  të  parë  si  qytet  dhe  kështjellë  në  vitin  1336.  Qyteti  është  përfshirë  në  Listën  e  Trashëgimisë  Botërore  të  UNESCO-s  më  2005,  si  një  nga  pak  shembujt  e  mbijetuar  në  Ballkan  të  qyteteve  tregtare  të  stilit  otoman.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CShi i lehtė
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu