• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“Buzëqeshje miqsh”, ose rrëfimet e atyre që shënuan epokën

Publikuar: 14.10.2011 - 12:41

Prishtinë, 14 tetor – “Buzëqeshje miqsh”  është libri më i ri i njërit nga autorët më produktivë të brezit të mesëm të shkrimtarëve të Kosovës, Ibrahim Kadriut, që u promovua mbrëmë. Intervistat jo konvencionale, të cilat rrëfejnë më shumë anët e panjohura, ndonjëherë edhe “të ndaluara” të njëzet e një protagonistëve të bashkëbisedimit, e bëjnë këtë libër të pazakonshëm si zhanër në publicistikën tonë. Ata janë personalitete të pakapërcyeshme të historisë së kulturës sonë mbarëkombëtare, duke filluar me Esat Mekulin, babain e letërsisë shqipe në Kosovë, që shoqërohet nga Dritëro Agolli, Bekim Fehmiu, Odhise Paskali, Ramiz Kelmendi, Agim Çavdërbasha, Anton Pashku, Mirko Gashi, Azem Shkreli, Adem  Kastrati dhe shumë  figura të tjera emblematike, rrëfimet e të cilëve përbëjnë burim për  t’i njohur ata dhe kohën që e jetuan.

Në një ambient e atmosferë po ashtu të pazakonshme për këso festash të librit, në “Monsion”, në paralagje të Prishtinës, folësit Xhevat Syla, Vehap Shita, Mahmut Hysa e Ardian Haxha e cilësuan këtë libër të Ibrahim Kadriut,  autorit të rreth pesëdhjetë veprave, si një pasuri që do t’iu hyjë në punë, pos gazetarëve për model të të shkruarit, edhe studiuesve të fushave të letërsisë e të artit tonë si dhe të biografëve.  

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell