• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kosova, storie e veçantë në Bienalen e Venecias

Publikuar: 07.03.2013 - 17:32

Prishtinë, 7 mars - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot artistin Petrit Halilaj, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Venecia, si dhe komisionarin e Pavijonit të Kosovës, drejtorin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli. Krasniqi i ka përgëzuar ata për punën që kanë bërë deri tash për përfaqësim sa më të mirë të vendit tonë. Ai ka vlerësuar lartë suksesin dhe punën e Halilajt, por edhe të kuratores Kathrin Rhomberg, duke thënë se me këtë Kosova ka dëshmuar se vërtetë është një vend që kultivon vlera të mirëfillta të artit. Vetë fokusi i shumë mediave dhe personaliteteve ndërkombëtare për artistin Halilaj dhe pjesëmarrjen e Kosovës në bienale dëshmon se ne tashmë jemi një storie e veçantë e gjithë ekspozitës, ka thënë ministri, njofton Zyra për komunikim me publikun e MKRS-së.

“Është shumë thelbësore që tashmë në këto vjet ne kemi krijuar traditën që Kosova të jetë e pranishme në ngjarjet me të rëndësishme të kulturës në botë, dhe s’ka dyshim se kjo  duhet të ruhet edhe në vitet e ardhshme. Ministri ka ofruar përkrahjen e plotë të MKRS-së për gjithë ekipin e Kosovës në këtë bienale.

Petrit Halilaj dhe Erzen Shkololli e kanë falënderuar ministrin për iniciativën dhe gjithë mbështetjen e dhënë, në mënyrë që Kosova të ketë një prezantim sa më dinjitoz. Ata kanë njoftuar ministrin me përgatitjet që po bëjnë për bienale, duke vlerësuar se është bërë një punë e mirë.

Halilaj tha se është ndjerë i nderuar që do ta përfaqësojë Kosovën në ngjarjen më të rëndësishme të artit bashkëkohor në vend, dhe shtoi se gjithë detyrën e ka marrë më shumë përgjegjësi.

Bienalja e njohur fillon më 1 qershor dhe përfundon më 24 nëntor. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CI kthjellėt
Tiranė 15°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell