Rexhep Qosjes, çmimi letrar Drita e Minatorit

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 30 tetor
- Nesër ekspozita retrospektive Çmimi Artistët e së Nesërmes
- KamerFest sjell tinguj nga baroku te muzika popullore shqiptare
- Rrëfimi për familjen e dëbuar rome rikthehet në Gjermani
- Bienalja e Venecias pret pavijonet e reja
- Cyrihu në mbrojtje të veprës së Xhafës
- Kalendari historik, 29 tetor
- E mësojnë shqipen për interes punësimi
- 100 vjet Pavarësi në monedhë ari
- Budapesti bëhet me sheshin Nënë Tereza
Mitrovicë, 27 tetor - Akademik Rexhep Qosjës, iu nda çmimi i edicionit të dytë të manifesitmit ndërkombëtar Drita e Minatorit, që u mbajt të shtunën në Mitrovicë. U tha se emri i Qosjes nderon këtë manifestim letrar që organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Komunale për Kulturë. Vendimin për ndarjen e këtij çmimi e lexoi, Shyqri Galica, nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK). Ai tha se figura e Qosjes është komplekse, meqë në vetë përfshin shkrimtarin, kritikun, historianin e letërsisë, politikologun dhe njeriun që gjithë jetën ia kushtoi zgjidhjes së çështjes shqiptare.
Ndërsa, kryetari i LSHK-së, Adem Demaçi, i cili ka ndarë çmimin për akademik Qosjen, kërkoi me tepër mbështetje nga insitucionet për shkrimtarët dhe organizatat e tyre. Ai tha ata meritojnë më shumë, siç meriton edhe Mitrovica të ketë një manifestim dinjitoz. Ndërsa akademik Qosja, pasi ka marrë çmimin letrar, tha se në moshën e tij gjërat pranohen me qetësi. Megjithatë, pranoi se çmimi Drita e Minatorit, përbën përjashtim në këtë rast. Ky çmim më sjell gëzim, meqë mban emrin e minatorëve, të cilët e ndriquan Kosovën dhe u bënë pjesë e historisë më të ndritur të saj.
Poashtu ai tha se ndjehet i nderuar meqë këtë çmim e merr nga dora e një njeriu të veçantë, nga dora e një veprimtari të shquar të çështjes kombëtare, siç është Adem Demaqi.
Të pranishmit i ka përshendetur edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati si dhe zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi.


naile tabani29.10.2012/11:20
Qosja ka mbetur te veshtrimi sociologjik i letersise. Asnje hapa me perpara, mund te komentoje naimin e cajupin. cmimi? sivjet qosja, vitin tjeter demaci, me tutje vinca, po mbeti gje puthadori shyqri galica, nailja prishtine

Agu28.10.2012/01:19
Rexhep Qosja nder i kombit!

Ramiz Dekaj27.10.2012/18:44
Une besoj shume se ka meritu kete qmim i nderuar Ztr. Rexhep Qosja.
Nuk ka hapsire per komente te parsyeshme sikur ai juaji "BERI qe shrun ndajin qmim njeri tjetrit" Qe nuk eshte e vertet andaj eshte turp te shenohet diqka e tille.

Behrami27.10.2012/18:17
E meriton akademik Qosja te merr cmime edhe me te larta. Po ashu eshte nder i madh per secilin laureat te cmimeve te cilat i ndane heroi i gjalle kombetar, bace Adem Demaci. Rrofshi sa malet ju tribune te popullit shqiptar!

beri27.10.2012/16:38
origjinal sikur ..MAPET SHOW.I ndajin qmime njeri tjetrit











Arusha29.10.2012/18:53
Qirkuzi perseri ne fshat. Rexha i madh ju demonstron kalamajve qysh u bo BABA i fshatit, kurse Demqe i vogel i argeton me fjal maxhupe. Fantazi!