Në nëntor, festivali mbarëkombëtar i dramës shqipe

Artikujt tjerė
- Në nëntor, festivali mbarëkombëtar i dramës shqipe
- Zhduket Ali Ahmeti, njollosen Ditët e Naimit
- Botohen tri aktet e themelimit të shtetit shqiptar
- Pianisti turk akuzohet për fyerje të islamit
- Nëntë vjet nga lumturimi i Nënë Terezës
- Zbulimi i misterit të Ulpianës do 500 vjet punë
- Libri i fundit rrëfen me humor temat serioze
- Frigoriferi udhëton në Tiranë
- Njëmbëdhjetë shfaqje për Festivalin e Teatrove në Ferizaj
- Italia gjen kokën e vjedhur të statujës së perandoreshës romake
Tiranë, 20 tetor - Në fillim të muajit nëntor, trupat shqipfolëse do të mblidhen në skenën e Teatrit Kombëtar. Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, TK zhvillon Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe. Tashmë në TK kanë nisur përgatitjet për premierën "Ëndrra e Ismail Qemalit", që do të çelë festivalin.
Burime nga Teatri Kombëtar bëjnë të ditur se në këtë festival do të konkurrojnë rreth 18 trupa teatrore shqipfolëse. Në këtë aktivitet do të përfshihen jo vetëm teatrot profesionistë të Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe teatrot kombëtarë shqipfolës të rajonit, si ata të Shkupit, Tetovës, Podgoricës.
Teatri Kombëtar do të prezantohet në festival me premierën "Ëndrra e Ismail Qemalit", me protagonistë aktorin Fatos Sela si dhe aktorët Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Naun Shundi, Dritan Boriçi, Anila Bisha, Mërkur Bozgo, Sokol Angjeli, Alfred Bualoti, Fadil Kujofsa, Amos Zaharia. Platforma e regjisorit Spiro Duni synon që ky dramatizim të shkojë drejt një teatri poetik. Vepra dominohet nga figura e Ismail Qemalit e trajtuar në tërë dimensionin e tij.
Si shkruan BW, që në fillim të këtij viti Teatri Kombëtar e ka shpallur Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe si një nga prioritetet e këtij viti jubilar.









