• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Qeveria synon të fitojë para, duke luftuar piraterinë

Publikuar: 05.10.2012 - 09:30

Prishtinë, 5 tetor - Pak më shumë se një orë pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar një strategji kundër falsifikimit dhe piraterisë, në njërën nga dyqanet e shumta të DVD-ve dhe CD-ve pirate, puna shkonte flakë.

“Ata mujn veq me na bo zullum por me ndalë këtë biznes nuk mujn kurrë”, thotë shitësi i me bluzë të kuqe e xhinse, në një dyqan DVD-sh të njohur në kryeqytet, teksa komenton lajmin për miratimin e Strategjisë kundër falsifikimit dhe piraterisë 2012-2016, nga Qeveria e Kosovës. Me pa asnjë të vetmin diskutim, ministrat e Qeverisë, - në një mbledhje që për këtë strategji ka folur vetëm ministri i Kulturës - kanë miratuar strategjinë nëpërmjet së cilës është pretenduar të ndalet pirateria dhe falsifikimi. E nëpërmjet kësaj, synohet të rritet buxheti i Kosovës. Krejt kjo, Besiana Havollit, një ekonomiste 30- vjeçare nga Prishtina, adhuruese e filmave dhe muzikës, është e pakuptueshme. “Nëse e bëjnë një DVD me çmimi prej 10 eurosh, atëherë shkoj në kinema e këqyri film në ekran të madh”, thotë ajo, teksa në duar mbante një qese me nja 12 filma e programe në DVD, të cilat sapo i kishte blerë me vetëm 10 euro. Dyqani jep dy falas për blerje 10 euroshe. Shitësi, me gjatësi mesatare, nuk pranon ta tregojë emrin e as t’i fotografohet dyqanin. Për të “lajmet për piraterinë në Kosovë” janë lajme te vjetra. As komshiu i tij që punon në një tjetër DVD dyqan jo fort larg objektit te Qeverisë - nuk pranon të flasë. “Le ta ndalin nëse munden”, është komenti i tij i vetëm. Ndërkohë që shitja vazhdon deri në orët e vona të natës bashkë me kumbimin e muzikës ku këngët e Florit janë të shumta, institucioni më i lartë i kulturës në vend nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se Kosova është bërë me Strategji kundër falsifikimit dhe piraterisë 2012-2016 bashkë me një Plan veprimi.

Ka qenë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që ka nënshkruar miratimin e strategjisë me asnjë votë kundër. E ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka dhënë fjalë të forta për strategjinë.

“Miratimi dhe më pas zbatimi i kësaj strategjie nuk parasheh implikime të mëdha buxhetore dhe, përveç faktit që ndikon në respektimin dhe zbatimin ligjor të së drejtës së autorit, zbatimi i kësaj strategjie mund të gjenerojë mjete të konsiderueshme financiare për buxhetin e Kosovës, përmes luftimit të ekonomisë joformale. Këto edhe janë dy arsyet dhe qëllimet kryesore të strategjisë”, ka thënë ministri Krasniqi. Ai ka përmendur ligjet evropiane dhe Ligjin për mbrojtjen e autorit dhe të drejtave të tjera të përafërta, kur ka kërkuar votat e kolegëve të tij për të miratuar këtë strategji. “Ky dokument me rëndësi të veçantë, përmes krijimit të Task Forcës kundër falsifikimit dhe piraterisë, përcakton shumë palë, si institucione ashtu edhe organizma joqeveritarë, të cilët bashkërisht do të punojnë për të eliminuar pengesat në mënyrë që krijuesit të gëzojnë shpërblimet për përpjekjet e tyre”, ka thënë Krasniqi. Por ai nuk ka shpjeguar sesi do të bëhet kjo.

Këtë është munduar ta bëjë në formë sa më thjesht, këngëtari i grupit të njohur “Minatori” dhe avokati Naser Gjonvci. Si njëri ndër hartuesit e Ligjit për mbrojtjen e autorit, Gjinovci ka një përllogaritje të thjeshtë.

“Task forca ka në përbërje inspektorët që asistohen nga policët. Përgjegjësia shkon deri në atë pikë saqë ata mund t’ia mbyllin veprimtarinë e një dyqani pirat. Më pas hyjnë në punë institucionet e tjera përkatëse”, shpjegon Gjinovci. Nëse zbatimi i kësaj strategjie bashkë me punën e task forcës fillojnë sa më shpejt dhe

Qeveria angazhohet, Gjinovci është i bindur se shpenzimet për këtë punë do të jenë shumë më të vogla sesa përfitimet.

“Pa pirateri, nëse 100 artistë kosovarë shesin nga 50 mijë DVD me çmim prej 10 eurosh, del se shiten 5 milionë kopje që në para bëjnë 50 milionë euro. Hiq taksat prej 10 milionë eurosh, fitimi mbetet 40 milionë”, ka thënë Gjinovci. Por që kjo të arrihet, Gjinovci thotë se duhet të respektohet deri në fund Ligji i ri për të drejtat e autorit që zëvendësoi atë të 2006-s. “Atëherë edhe kafehanet që lëshojnë muzikë duhet të paguajnë për të drejtat e autorit”, ka thënë Gjinovci, duke shtuar se edhe funksionimi i tregut “online” në internet duhet të jetë strikt në rregulla dhe i ashpër në ndëshkime. ”Me kanë me u bo kështu, s’ka çare pa u zbatu strategjia”, thekson Gjinovci.

Kontakti me dy drejtuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të autorit, Florent Boshnjaku nga APIK dhe Blerim Gjoci nga VAPIK të licencuara në korrik të këtij viti nuk ka qenë i mundur.

Por jo shumë optimist që kjo strategji do ta zhdukë piraterinë duket të jetë aktori Lirak Çelaj, kryetar i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës. “Për shumë procese që nisin jam skeptik, duke parë shkallën e zbatimit të tyre”, ka thënë Çelaj. Ajo që, sipas tij, përbën element të rëndësishëm në krejt muhabet është ndalja e përmasave të mëdha të rritjes së piraterisë.

“Por kjo nuk përfundon duke mbyllur disa DVD dyqane”, ka thënë Çelaj. Problem i madh për të është tregu ilegal në internet. “Pa e ndalë shitjen ilegale në internet nuk ka asgjë sukses në këtë strategji”, ka thënë kreu i UAFK-së.

Në sajtin më të madh të filmave online “yahoo movie”, në mbrëmjen e së enjtes së 4 tetorit filmi hit “Hotel Transylvania” me regji të Genndy Tartakosky jepej premierë në gjithë botën, por edhe në Tiranë. Teksa blerja e këtij filmi online kushton 42 dollarë, në faqen shqiptare “gjithçkagjej.com” filmi i tillë transmetohet në tre terminë: falas dhe me përkthim shqip. 

Komente (3)

Kushtrimi05.10.2012/19:27

Kjo po te jete e vertete eshte e mrekullueshme per jeten e artistit si dhe rrespektin e artistit. por une jam me Lirakun se eshte shume e veshtire te arrihet kjo duke pasur parasysh se eshte futur ne mentalitetin e Kosoves qe te vidhen filma, muzike etj.

liki05.10.2012/10:43

Sipas Naser Gjonvci, ne veq buke e dvdi paskemi me hanger. ku shiten 5 000 000 dvd me nje populat 1.800.000 !!!!!!!!!

spiderman05.10.2012/10:22

Kjo a vlen edhe per Lojra video gamePc, Ps3, xbox etj, ku nje loje kushton 55 euro ???

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme