• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shtatë komuna bëhen me plane për trashëgimi kulturore

Publikuar: 02.10.2012 - 09:35

Prishtinë, 2 tetor – Dy ministri, shtatë komuna e një organizatë ndërkombëtare janë bërë bashkë për të nënshkruar Memorandumin për hartimin e Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore.

Memorandumi - në mes të Zyrës në Kosovë të organizatës suedeze, Trashëgimisë Kulturore pa Kufij nga njëra anë, Ministrisë së Kulturës e asaj për Planifikim Hapësinor, si dhe komuna e Dragashit, e Gjakovës, e Gjilanit, Kaçanikut, Parteshit, Rahovecit dhe Vushtrrisë nga ana tjetër - do të nënkuptojë përgatitjen e Planeve Lokale të Trashëgimisë, të cilat do të identifikojnë resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të shërbejnë si bazë për zhvillim ekonomik dhe social të komunitetit. Nënshkrimi i këtij dokumenti është bërë në ambientet e një hoteli në Prishtinë, paraditen e së hënës. Ai ka tubuar përfaqësues të institucioneve të prezantuara në këtë Memorandum.

Për Sali Shoshin, që drejton zyrën e CHwB-së në Kosovë, ky Memorandum shënon një etapë të rëndësishme të një procesi të gjatë të planifikimit e konsultimeve me palë të ndryshme për të gjetur modele të qëndrueshme të bashkëpunimit.

“Sot hapet një etapë e re e bashkëpunimit konkret, i matshëm në mes palëve të përfshira, gjithmonë me qëllim të ruajtjes dhe integrimit të trashëgimisë kulturore në zhvillimin e qëndrueshëm lokal”, ka thënë Shoshi, teksa ka premtuar se për katër vjetët e ardhshëm, 2012-2015, CHwB do të adoptojë në komuna një qasje të re, nëpërmjet Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore.

“Këto plane do të marrin formën e një liste aksionesh, aktivitetesh e projektesh, rezultat i bashkërendimit të prioriteteve të grupeve të ndryshme të interesit të futura në proces, me ato prioritete të komunave partnere që kanë në fokus zhvillimin lokal nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe natyrore”, ka thënë Shoshi.

Për këtë qëllim do të krijohen në çdo komunë partnere të Programit, Forumet Lokale të Trashëgimisë Kulturore, si grupe joformale.

“Gjatë planifikimit është diskutuar edhe mundësia e participimit me fonde nga ana e komunave të përfshira ne proces. Ne jemi pajtuar që komunat të marrin pjesë me rreth 20 për qind gjë që e rritë fondin investiv në rreth 120 mijë euro”, ka thënë Shoshi.

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, ka thënë se ky dokument do të jetë një bazë e mirë për të gjithë, për të shtuar hapat konkretë edhe në nivel lokal në funksion të ruajtjes dhe trashëgimisë kulturore.

“Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore janë një hap do të thosha i domosdoshëm. Ato do të na ndihmojnë që shumë më mirë të menaxhojmë këtë fushë dhe do të ofrojnë një kornizë shtesë të koordinimit mes nesh”, ka thënë Krasniqi, teksa ka ripërsëritur se ministria që ai drejton e ka në prioritet trashëgiminë dhe se synon që vërtet komunat të luajnë rol të rëndësishëm në realizimin e planeve të përgjithshme në këtë fushë.

“Komunat duhet ta shohin trashëgiminë si një nga potencialet e mëdha edhe për zhvillim ekonomik, pasi trashëgimia përben një nga komponentët kryesorë të turizmit, aq më tepër në Kosovë”, ka thënë ai.

Përkrahje këtij projekti i ka dhënë edhe Dardan Gashi, ministër i Ambientit dhe i Planifikimit Hapësinor.

“Me këtë Memorandum po plotësohet edhe më shumë korniza ligjore për trashëgiminë kulturore dhe planifikimet hapësinore”, ka thënë Gashi.

Të pranishëm në takim kanë qenë edhe kryetarë apo nënkryetarë komunash që janë përfshirë në Memorandum, si dhe përfaqësues të Ambasadës Suedeze në Kosovë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu