• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“PriFest” ia ndalon KTV-së premierën e financuar nga shteti

Publikuar: 29.09.2012 - 14:18

Prishtinë, 29 shtator - Drejtoresha e Festivalit, që financohet nga shteti me para të tatimpaguesve kosovarë, ka penguar të premten ekipin e Kohavisionit që ta përcjellë premierën e filmit që është mbështetur gjithashtu nga paraja publike, raporton Koha Ditore e së shtunës.

Vjosa Berisha, e cila drejton “PriFestin”, ia ka ndaluar kameramanit të KTV-së, Shemsi Igrishta, që të xhironte në premierën e filmit “Agnus Dei” në regji të Agim Sopit, projekt ky që është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, të cilën tash e drejton bashkëshorti i saj, Fatos Berisha. “PriFest” vetëm nga Ministria e Kulturës është mbështetur me 20 mijë euro, ndërsa filmi “Agnus Dei” është mbështetur nga QKK-ja me 310 mijë euro, në konkursin e vitit 2010. E premtja mbrëma ka qenë nata kur filmi i Agim Sopit është dhënë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në kuadër të Festivalit. Berisha ka urdhëruar kameramanin e KTV-së që të dalë jashtë hapësirës së TKK-së, me arsyetimin se nuk po i pëlqejnë raportet televizive të KTV-së.

“Nuk po më pëlqejnë storjet e juaja televizive që bëni për festivalin”, ka thënë Vjosa Berisha, teksa i është drejtuar ekipit të KTV-së.

Tre ditë më parë, të njëjtin veprim e pati bërë edhe Fatos Berisha, i cili kishte urdhëruar stafin e sigurimit të “PriFest” që ta përzinte gazetarin e “Kohës Ditore” jashtë objektit të Teatrit Kombëtar. “Ti nuk je i akredituar. Hajde dil jashtë!”, i kishte thënë Berisha, duke iu drejtuar gazetarit. Pas refuzimit të gazetarit që të përfillte urdhrat, Berisha kishte urdhëruar stafin e sigurimit që ta largonte gazetarin dhe të mos lejonte të hynte brenda Teatrit as me biletë.

“Koha Ditore” kishte dërguar kërkesën për akreditim për media qysh para dy javësh, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. KTV-ja pati raportuar për këtë ngjarje. Të njëjtën gjë ndaj gazetares së KTV-së, Ardiana Shala, dhe gazetarit të “Kohës Ditore”, Vullnet Krasniqi, drejtoresha Vjosa Berisha është munduar ta bënte edhe të premten mbrëma. Ajo ka angazhuar edhe staf të sigurimit për këtë punë, por gazetarët kanë pasur bileta, të cilat ua kanë mundësuar atyre hyrjen në sallë edhe si shikues të thjeshtë. Të njëjtën gjë nuk e kishte lejuar Fatos Berisha, ani pse zyrtarisht nuk kishte të bënte asgjë me festivalin.

Drejtori i Kohavisionit, Lekë Zherka e ka quajtur këtë ngjarje brengosëse.

“Një film i cili prodhohet me para të shtetit, dhe medieve nacionale iu pengohet përcjellja e tij është diçka që nuk meriton të komentohet, por është shumë brengosëse”, ka thënë Zherka. Sipas tij, është për t’u brengosur se nga po shkojnë kultura dhe njerëzit e saj.

E jashtë tepihut të kuq, të vendosur mbi zallin dhe që është para Teatrit – pasi që aty po ndërtohet sheshi ‘Ibrahim Rugova’- një ekip xhirues i festivalit është angazhuar ta pyeste ekipin e KTV-së dhe të “Kohës Ditore” se si është ndjenja e përcjelljes së festivalit jashtë tepihut të kuq. Ekipi i KTV-së dhe i “Kohës Ditore” kanë qenë aty për të përcjellë premierën e filmit që është bashkëfinancuar nga QKK-ja. Ndërsa drejtori i QKK-së, Fatos Berisha është sjellë me ironi teksa ka dalë jashtë teatrit. “Jeni fenomenal. Premiera shkoi shumë fenomenal”, ka thënë Berisha, teksa i është përgjigjur KTV-së dhe “Kohës Ditore”.

Ngjarjen e së premtes mbrëma producenti i programit në KTV, Dardan Selimaj e ka cilësuar të papranueshme përderisa për Festivalin ka thënë se është krejt një shminkë.

“E kam thënë edhe herë të tjera e po e përsëris se ky është një festival plagjiat, pa formë, pa koncept e pa strukturë, ndonëse i shminkuar bukur”, ka thënë Selimaj. “Ky festival nuk i duhet skenës së Prishtinës, sepse kështu kontaminon një skenë edhe ashtu fragjile, por me perspektivë”, ka shtuar Selimaj.

Në premierën e filmit ka qenë edhe ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve, Memli Krasniqi. Ai nuk ka pranuar të komentonte faktin se një festival, i cili mbështetet financiarisht nga institucioni që ai drejton, ua ndalon medieve nacionale përcjelljen e premierës së një filmi të bashkëprodhuar nga një tjetër institucion, por që është në vartësi të MKRS-së.

“S’jam i informuar. S’kam kohë”, ka thënë ministri Krasniqi, teksa ka dalë jashtë sallës së Teatrit. Ai ka sugjeruar që të kontaktohet këshilltari i tij, Shkëlzen Dragaj.

E Dragaj, të premten vonë, është mjaftuar duke thënë se liria e medias në një vend është fondamentale. “Situata të tilla mendojmë se nuk shkojnë në favor të kësaj që është arritur deri tash dhe asaj çka synojmë të arrijmë. Mendimet ndryshe nuk duhet të jenë shkas që dikush të pengohet në kryerjen e detyrës, për më tepër për diçka që është në interes të publikut”, ka thënë Dragaj. “Mediet janë një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e shtetit dhe ato duhet të gëzojnë gjithë hapësirën e nevojshme për të raportuar në mënyrë profesionale. MKRS-ja asnjëherë nuk ka diktuar dhe s’do të diktojë punën e askujt, por ne bëjmë thirrje që veprime të tilla të mos përsëritën më”.

E regjisori i filmit “Agnus Dei” nuk ka dhënë ndonjë koment. “Nuk i di pse i keni krijuar këto raporte, por Kosova është e lirë, mediet janë të lira, me siguri, po ma merr mendja”, ka thënë Sopi. 

Komente (6)

zana30.09.2012/23:43

b.r. pala tjeter e ka thane fjalen e vet me veprimetne veta. ata duhet me pase boll integritet me u perballe edhe me kritiken. nese kete nuk e bajne nuk e meritojne me qendru ne pozitat qe jane apo ne 'punen' e tyreme marre perkrahjen e instucionve publike.

kola30.09.2012/05:33

Vjosa eshte nje cope injorante, asgje me teper. DUhet me pas kujdes nga festivalete filmave sepse ato jane nje menyre shume emire me vjedh fonde pa be kurgja. Me aq lek sa paska financuar shteti kete palo festival mund te realizohet nje dokumenatr. Skane cduhet feestivalet por prodhimi. Plus qe eshte shume erende qe Burri financoka gruan e vete.

Vaid30.09.2012/02:46

Te cohet ceshtja tek Memli Krasniqi se ai e zgjidh kete problem

b.r.29.09.2012/19:37

jeni duke u informuar vetem prej njanes pale te konfliktit ne ket rast publikuesi i artikullit, ndoshta kishte me qene mire me e ndegju edhe anen tjeter te konfliktit e pastaj me jep mendim...po dyshoj qe ka me u publiku komenti i im sidoqofte nuk jam tu e fye asnjeren pale...po shpresoj qe fjala e lire eshte e lejuar ne Koha.net

Petiriti29.09.2012/16:05

Ju lumte o Koha Ditore qe ja u treguat fetyren e vertete te ketyre te kultures keta jane me emer dhe mbiemer njerezit qe e shkatruan jeten kulturore te Kosoves keta e uzurpuan me te vetmin qellim qe ta kriminalizojne dhe te vjedhin sa te munden.Keta jane fajtoret pse jemi ne kesi gjendje fundin do ta ken debakell fenomenal.Agimi eshte oportunisti rastit qesharak

lgashi@rocketmail.com29.09.2012/15:33

Vjosa kjo eshte turp cka je tu be. Ti nuk mundesh me dal ne spektakel e te perjashtohet kritika. KTV e krejt mediumet jan shume te rendesishem po per kete aspekt, te kritikes. E ju duhem me kuptu kete, e jo te bini ne kurth. Kjo eshte autogol e ketu keni me pagu pasoja shume te renda. E burri yt Fatos Berisha ma mire e ka te mbyll gojen.

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell