Muzeu i Kosovës nuk ekspozon as 10 për qind të koleksionit

Artikujt tjerė
- DokuFest u mëson nxënësve realizimin e dokumentarit
- Frigoriferi - premierë në Ferizaj
- Njerëzit e Kosovës - për imazhin e shtetit të ri
- SculpEdu bashkon skulptorët në Prizren
- Në Junik përurohet Plani Rajonal i Trashëgimisë
- Muzeu i Kosovës nuk ekspozon as 10 për qind të koleksionit
- Kalendari historik, 20 shtator
- U hap ekspozita Kososvos People
- Japonia jep mbi 500 mijë euro për Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës
- Libri për Putinin, në garë për Samuel Johnson Prize
Prishtinë, 20 shtator - Muzeu i Kosovës nuk arrin të ekspozojë as 10 për qind të koleksionit të tij. Thesari arkeologjik, etnologjik e etnografik, ai historik dhe thesari i natyrës mbesin larg syve të vizitorëve të institucionit më të lartë muzeor në vend.
Drejtues të këtij institucioni thonë se kanë fond të pasur, por që provojnë të përzgjedhin më të mirën për prezantim. Ekspertët e trashëgimisë kulturore thonë se Muzeut të Kosovës i mungojnë mënyra alternative të ekspozimit të thesarit muzeor. Për dikë, eksponatet nuk kanë kurrfarë vlere nëse mbahen të fshehura nga publiku.
Shafi Gashi, drejtor i Muzeut të Kosovës, ka treguar se institucioni që ai drejton ka koleksion të pasur arkeologjik, etnologjik-etnografik, historike dhe të natyrës.
Koleksioni është i madh, dhe as 10 për qind e tij nuk arrin gjithmonë të ekspozohet, ka pranuar Gashi. Natyrisht që gjithmonë stafi profesionist përzgjedh për ekspozim atë më të mirën dhe më të veçantën të secilës periudhë, ka shtuar ai. MK-ja, sipas të dhënave, posedon rreth 50 mijë artefakte. Afro tre mijë prej tyre tash 13 vjet nuk po arrin ti kthejë nga Serbia. Hyjnesha në fron i vetmi artefakt i kthyer më 2001 - është njëri nga eksponatet më të rëndësishme që ekspozohet aty. Muzeu i Kosovës nuk as ueb-faqe të veten, përderisa për pasurinë që fshihet brenda, sipas ekspertëve, publiku mbetet pak i informuar.
Misioni i Muzeut, sipas drejtorit, mbetet ekspozimi i kulturës materiale të vendit.
Enver Rexhaj, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, thotë se për tu prezantuar thesari arkeologjik i vendit duhet të bëhet një muze i veçantë nga ai kombëtar. Idenë për themelimin e një muzeu të arkeologjisë ai thotë ta ketë proklamuar tash dy vjet. Por në ndërkohë, Rexhaj tregon se nuk e kanë pasur problem të ekspozojnë në hapësirat e Muzeut të Kosovës.
Për ekspozita tona kemi shfrytëzuar Muzeun e Kosovës, dhe nuk kemi pasur asnjëherë pengesa. Tash një kohë Muzeu është në renovim dhe natyrisht salla natyrisht ka qenë duke u rinovuar, ka thënë Rexhaj.
Për mosshfaqjen e gjithë pasurisë muzeale të Kosovës, Rexhaj thotë se nuk është fajtor vetëm Muzeu i Kosovës.
Fajin e kanë të gjitha institucionet kulturore. Ne kemi një plan për një muze arkeologjik, i cili është i ndarë nga Muzeu në secilin vend të botës. Por natyrisht kjo kërkon buxhet, ka thënë Rexhaj.
Por kështu nuk mendon Gjejlane Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ajo ka bindjen se edhe brenda këtyre mundësive që ka muzeu, mund të gjenden forma që i gjithë koleksioni të shihet.
Koha Ditore ka raportuar më parë se Muzeu i Kosovës nuk i hap dyert për vizitorët të dielave, ndryshe nga praktika botërore e funksionimit të Muzeut. Ky institucion vazhdon të mos pranojë vizitorë në fundjavë (gjerësisht në Kohën Ditore).







