Veprat e Demaçit botohen për 100-vjetorin e Pavarësisë

Artikujt tjerė
- Haxhiu: Historia e klasës së pestë, përrallë e shkruar keq
- Kalendari historik, 14 shtator
- Promovohet diversiteti kulturor në Kosovë
- Kontribut ndriçimit të historisë shekullore
- MKRS dhe KE-ja bashkë në mbrojtjen e trashëgimisë
- Historia e Vlorajve me dokumente e fotografi të papara deri tani
- Amira Bërkolli ankohet se ia vodhën veprën në koloninë e Rahovecit
- Më mungon... gjen fundin e mungesës
- Tomova me balerinët kosovarë në Fluturim kah dielli
- Veprat e Demaçit botohen për 100-vjetorin e Pavarësisë
Prishtinë, 13 shtator - Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që veprat e shkrimtarit e veprimtarit, Adem Demaçi, njëherësh kryetar i LSHK-së, të ribotohen me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Vendimi për financimin e kompletit të veprave të Demaçit është marrë të mërkurën në mbledhjen e 91-të të Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.
Kompleti që do të ribotohet përfshin nëntë libra në prozë dhe një përmbledhje me poezi. Dashuria kuantike e Filanit, Alb Prometeu, Tung, vargu im janë disa nga titujt e veprave të Demaçit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka prezantuar kërkesën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, para se ta hedhë në votim.
Ne kemi marrë një kërkesë nga LSHK-ja, që më rastin e 100 - vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ti ribotojmë veprat e Adem Demaçit, ka thënë Kuçi.
Por as Kuçi dhe as LSHK-ja nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me atë sesa do ti kushtojë shtetit financimi i këtij projekti.
Sesa mund të kushtojë ribotimi i veprave nuk e di as vetë Adem Demaçi.
Varet sesi do ta llogarisin ata në Qeveri, ka thënë Demaçi, derisa ka dhënë komentin e tij për nderin që do ti bëjë shteti.
Jam i interesuar që veprat e mia të botohen dhe si çdo shkrimtari tjetër, më vjen shumë mirë, ka thënë ai. Demaçi ka thënë se veprat do të shpërndahen brenda dhe jashtë Kosovës.
Qeveria duhet të kujdeset për shpërndarje, se kështu ka qenë kërkesa jonë: të shpërndahen në të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe shkollat e mesme të Kosovës, fakultetet e Kosovës, në të njëjtën kohë edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, ka thënë ai.
Adem Demaçi u lind më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë. Për angazhimin e tij politik vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e ish -Jugosllavisë. Pasi u lirua, ai vazhdoi aktivitetin politik. Nga viti 1990 deri më 1995 udhëhoqi Këshillin për Mbrojtën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Më 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me çmimin prestigjioz Sakharov. Prej vitit 2009 është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Adem Demaçi: Jam i interesuar që veprat e mia të botohen dhe si çdo shkrimtari tjetër, më vjen shumë mirë


rrap nushi13.09.2012/14:07
po mundohen me e emitue Enver Hoxhen por edhe kend te munden tjeter. Ngase kta asnjeni nuk kan origjinalitet. Kopjaqat, veq kush qka ka than. Qka po i thot Dema Kadris.

IMMI13.09.2012/12:03
Vetem veprat e tua dhe atij Q.. Qosit, do te kushtojne sa botimi i tere nje dekade te shkrimtareve kosovare! Sa per lexim mos e tepro, se jane me teper letra per tjeter gje e jo per lexim shkarravite tuaja dhe te kolegut tend, te dy ju perkdheles te Thaqit.









Freddy14.09.2012/09:47
Shume ma mire eshte me i perkthy dhe me i botu veprat e Ivo Andriqit sesa ato te Qosjes e te Demaçit.