Ëndrra e Ismail Qemalit, drama më e mirë e vitit

Artikujt tjerė
- Ëndrra e Ismail Qemalit, drama më e mirë e vitit
- Çmimi "Teodor Keko" emisionit "Orkidea" në AS
- Arkeologët francezë gjetën një anije të lashtë romake
- Tridhjetë objekte të trashëgimisë kulturore në listë për ndërhyrje emergjente
- Komedia Fest synon të ringjallë Çarshinë e Vjetër të Gjakovës
- Në dhomën e hotelit ku banoi Thomas Manni
- The Watch - premiera e katërt brenda muajit në Kinemanë ABC
- Kineastët kërkojnë lirimin e producentit sirian
- Kalendari historik, 6 shtator
- SHBA-ja i dorëzon Turqisë stoli të Trojës së lashtë
Tiranë, 6 shtator - Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë, ka shpallur fituesit e konkursit mbarëkombëtar të dramës shqipe, mes 31 veprave që vinin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, SHBA, Zvicra, Greqia, Italia dhe nga shumë shtete të tjera.
Juria e përbërë nga personalitete të dramës dhe aktrimit për mëse dy muaj shqyrtuan të gjitha veprat, duke përcaktuar kriteret e pjesëmarrjes për përzgjedhjen e 3 çmimeve fituese për veprat më të mira të paraqitura.
Juria e konkursit përbëhej nga personalitete të shquar të kinematografisë shqiptare dhe të fushave të tjera si Mihal Luarasi (kryetar i jurisë), Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Bashkim Hoxha, Josif Papagjoni, Sesilia Plasari, Bastri Capriqi.
Ata vlerësuan me çmimin e parë dramën Ëndrra e Ismail Qemalit e autorit Bashkim Kozeli, me çmimin e dytë veprën Të ftuarit nga Mustafa Tukaj dhe me çmimi e tretë veprën e Stefan Çapalikut, Provat gjenerale të Pavarësisë, raporton Start. Çmimi i parë do të shpërblehet me 500 mijë lekë, çmimi e dytë me 300 mijë lekë dhe çmimi i tretë me 200 mijë.
Ëndrra e Ismail Qemalit e autorit Bashkim Kozeli është drama që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë si dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Teatror Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe.
Ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi tha se jo vetëm dramat fituese, por edhe vepra të tjera do të ngjiten në skenë. MTKRS do të mbështesë financiarisht këto shfaqje në bashkëpunim edhe me TK-në dhe teatrot vendor, tha Z.Bumçi. Ai shtoi gjithashtu se, Konkursi i Dramës Shqipe u organizua jo vetëm në kuadër të aktiviteteve kushtuar 100-vjetorit, por edhe një traditë që duhet të vazhdojë për të mbështetur këtë formë krijimtarie.
Realizimin me sukses i këtij konkursi do të kurorëzohet me mbajtjen e Festivalit Teatror Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, që do të zhvillohet në Tiranë, gjatë muajit tetor- nëntor të këtij viti, e mbylli fjalën e tij ministri i TKRS-së.
Sipas kryetarit të jurisë, Mihal Luarasi, vepra të vlefshme janë më shumë se çmimet që u ndanë dhe ky konkurs vërtetoi sipas tij, se konkurset për dramën shqipe gjithmonë kanë pasur prurje./








