• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjuha shqipe me rrënjë 5 mijëvjeçare

Publikuar: 02.09.2012 - 19:39

New York, 2 shtator - Një studim i ri del me konkludimin se gjuhët indoevropiane e kanë origjinën në Anadoll ose në Turqinë e sotme, ka njoftuar “New York Times”. Kërkuesit studiuan evolucionin e 103 gjuhëve të sotme apo të zhdukura nga familja e gjuhëve indo-evropiane dhe krijuan një pemë për të treguar lidhjet mes gjuhëve të ndryshme.Harta e krijuar tregon se ka shumë gjasa që degët kryesore u krijuan para se të përhapeshin dhe të diversifikoheshin në rajone të tjera. Një hipotezë konkurrente sugjeron se origjina e gjuhëve të sotme gjendet diku në stepat e Euro-Azisë, në Ukrainën dhe Rusinë e ditëve tona, transmeton Noa.

Studimi tregon se gjuha shqipe i ka rrënjët 5 mijë vjet më parë dhe është afërsisht njësoj e vjetër me greqishten antike dhe gjuhën armene. Gjuhët e tjera janë ndarë në degëzime në periudha të ndryshme, ndërsa gjuha shqipe vlerësohet se ka qenë e pandarë deri para 1 mijë vjetësh, kur u shfaqën edhe ato që ne sot i njohim si dialekte.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu