Ish-drejtori i Shotës akuzon këshilltarin e ministrit për komplot politik

Artikujt tjerė
- Bastoret i bëjnë të gjithë favoritë për Nobelin për letërsi
- Karikatura e Sulajt - më e mira në Itali
- Salman Rushdie kthehet në Indi me film
- Cufaj shpërblehet nga Stuttgarti për "projekt@party"
- Prishtinë: BE rihap Qendrën Informative dhe Kulturore
- Parku Arkeologjik transformohet në Qendër Informuese për Trashëgimi
- Duetsche Welle në shqip feston ditëlindjen e 20-të
- Numër rekord i filmave të huaj konkurrojnë për Oscar
- Miqësia hap Javën e filmit gjerman
- Në Tiranë u hap ekspozita Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998-1999
Prishtinë, 9 gusht Dilaver Kryeziu ende e zë veten si të suspenduar nga posti i drejtorit të ansamblit të valleve dhe këngëve Shota. Shpreson për një rikthim në atë post, pasi në maj të këtij viti u shkarkua me arsyetimin se në mënyrë të jashtëligjshme kishte vendosur kamerat në ambientet e brendshme të sallave në objektin e institucionit që e drejtonte. Në mars një grup solistësh e valltarësh e kishte denoncuar atë në polici, pasi që, sipas tyre, kamera ka pasur edhe në zhveshtoret e objektit. Për këtë është hapur edhe një rast në Gjykatën për Kundërvajtje. Por për Kryeziun, krejt kjo dramë nuk ka përfunduar ende. Pasi kishte marrë vendimin nga Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës, e më pas përgjigje negative nga një komision për ankesa në MKRS, Kryeziu i ishte drejtuar edhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ky këshill në ditën e fundit të korrikut ka shpallur veten jokompetent për të marrë vendim në lidhje me të. E pas kësaj, Ministria e Kulturës, parasheh muajin gusht si kohën brenda së cilës do të hapet konkursi i ri për postin e të parit të Shotës, post të cilin përkohësisht e ushtron Ismet Bogujevci. Shasivar Haxhijaj, këshilltar i ministrit të Kulturës, ka thënë se shpejt pritet të hapet konkursi për pozitën të cilën e ka pasur Kryeziu.
Kemi pritur përfundimin e të gjitha procedurave dhe tashti pritet të shpallet konkursi i ri, ka thënë Haxhijaj. Pikërisht Haxhijaj, për Kryeziun është personi kryesor që i ka shkaktuar atij këtë skandal. Kësisoj, Haxhijaj nga një bashkëpunëtor i Kryeziut të dytë bashkë kanë qenë në Kore ku Shota në një festival atje ka zënë vendin e tretë është shndërruar në një person që siç thotë Kryeziu po punon kundër tij. Sipas Kryeziut, Haxhijaj është personi kryesor që, siç thotë ai, ka orkestruar gjithë skandalin e kamerave. Kryeziu e ka quajtur Haxhijajn person i cili ka bërë komplot politik ndaj tij.
Ai Haxhijaj në ministri është ministër, sekretar, drejtor, gjithçka. Ai vendos për ligje, ai vendos për shkarkime e për emërime. Madje edhe emëron komisione disiplinore, ka bindjen Kryeziu. Tutje, Haxhijaj, për ish-drejtorin e Shotës ka vepruar kundër tij, vetëm duke u bazuar në deklarime politike.
Ai e di që jam një Rugovist dhe se e kam pranuar gjithkund nëpër deklarimet e mia se e kam idhull Ibrahim Rugovën. Në Ministri nuk e durojnë këtë fakt, ka thënë Kryeziu. Ai ka përmendur edhe skandalin, kur ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, me të ardhur në krye të detyrës, kishte hequr fotografitë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe të nobelistes së paqes Nënës Terezë. Kësisoj, Kryeziu ka akuzuar edhe ministrin Krasniqi (gjerësisht në Kohën Ditore).


lendita gashi09.08.2012/09:28
o tmerr per kosoven kush pe udheheq kuku per neve po per ata edhe te huajt e kan kuptu se qfar kuaj kemi ne qeveri edhe po luajn edhe ata me neve tmerrrrrrrrrrrrrrrrrr per kosoven me kta pa shkoll









Filloreta10.08.2012/11:55
O Dilaver e pse e thekson aq shume se je RUGOVIST . Nuk te ndron aq shume kjo or burre prandaj mos u fru kaq shune duke kujtu se c'fare je Tashti mrre fotografine dhe vendose ne shtepi