Dokumentuesja e trashëgimisë

Artikujt tjerė
- Dokumentuesja e trashëgimisë
- Kadare: Podrimja, një nga poetët shqiptarë më të njohur
- Alfred Mirashi rrëmben çmimin e artë për pikturë
- Kalendari historik, 4 gusht
- Alain Delonit, çmimi për vepër jetësore
- Ali Podrimja, në javën e parë të Pavdekësisë
- Zbulohet në Turqi një tempull rreth 2.300-vjeçar
- Muzikantët kërkojnë gjykim të drejtë për artistet ruse
- Art Kontakt e shndërron zonën ushtarake në arenë arti
- Rreth 300 karikatura kombëtare ekspozohen në Pejë
Prishtinë, 5 gusht Fytyra e saj i ka sfiduar vitet pasi në të nuk shihen gjurmët e plakjes. Ngjashëm, në rrëfimin e jetës së saj, nuk ka gjurmë vetëlavdërimi. Modestia është mjeti me të cilën dizajnon rrëfimin për karrierën e suksesshme. Autore e 25 ekspozitave personale e pjesëmarrëse në më shumë se 40 ekspozita kolektive, fotografja me prejardhje shqiptare që jeton në Londër, së fundi ka vizituar Kosovën. Mes akteve titullohet ekspozita që e ka sjellë në Kosovë, në kuadër të Ditët e diasporës 2012. Fotografitë e saj janë ekspozuar në Parkun Arkeologjik të Prishtinës. Në një bisedë për Kohën Ditore, Lala Meredith Vula, ka folur për bashkëjetesën e saj me artin, ndërlidhjen e saj me trashëgiminë dhe identitetin shqiptar, sikurse edhe për ambiciet e së ardhmes.
Jeta e shqiptarëve nëpër vite, djemtë e vajzat e reja me veshje kombëtare, bujqit, mullarët e sanës janë objekte të fotografive të saj. Ani pse është shpërngulur në kryeqytetin anglez që në moshën katërvjeçare, Meredith Vula, nuk i është ndarë traditës.
Nuk jam psikologe, por mendoj që një profesionist i psikologjisë do të thoshte se unë kam pasur gjithmonë nostalgji e mall dhe kam jetuar një jetë jonormale larg vendlindjes. Për këtë, puna ime merret me traditën, identitetin, ka shpjeguar ajo.
Për këtë ajo ndihet e lumtur që ka ekspozuar në Parkun Arkeologjik. Është kënaqësi e madhe kur vepra ime shfaqet në Kosovë dhe kur dëgjoj përshtypjen e njerëzve për artin tim, ka thënë ajo. Në katalogun e ciklit Mes akteve që ka prezantuar në Kosovë, parathënien e shpjegimin për punën e saj e ka shkruar shkrimtari i njohur britanik, Ian Jeffrey.
(Gjerësisht sot në Koha Ditore)








