• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kosova s’ka kushte për të ekspozuar kryevepra arti

Publikuar: 29.07.2012 - 08:41

Prishtinë, 28 korrik - Një grup ekspertësh nga Muzeu i Vjenës, ku ndodhen armët Skënderbeut, ka vizituar këto ditë Muzeun Kombëtar të Tiranës, për të parë nëse ky i fundit i plotëson kushtet e nevojshme për t’ia huazuar për ekspozim artefaktet e heroit kombëtar. Përgjigjja e tyre ka rezultuar të jetë pozitive, duke bërë që për herë të parë, pas shumë kërkesave të shtetit shqiptar, këto artefakte të shihen në Shqipëri. Në Tivar të Malit të Zi, në nëntor të vitit të kaluar ka qëndruar e hapur ekspozita me vepra të piktorit të madh spanjoll, Salvador Dali.

E Kosova nuk është testuar asnjëherë me vepra të tilla që kërkojnë kushte të caktuara klimatike, të dritës e të lagështisë dhe nivel të lartë të sigurisë. Artistët thonë se aktualisht Kosova nuk ka gjasë të jetë strehë e ndonjë vepre të emrave botërorë të artit pamor, shkruan Koha Ditore.

Drejtues të Muzeut të Kosovës thonë se renovimi që bëhet në objektin e këtij institucioni mund t’i përmirësojë kushtet për ekspozim të artefakteve të rëndësishme. Galeria e Arteve e Kosovës, tash 13 vjet mban në kushte jo të favorshme fondin e veprave. Në Ministrinë e Kulturës thonë se do të bëjnë përpjekje të përkrahin çdo kërkesë që vjen nga drejtues të institucioneve kulturore për përmirësimin e kushteve në objektet përkatëse.



(Tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell