Majko akuzon gjuhëtarët se po tallen me shqipen

Artikujt tjerė
- Nishliu, Rushi e Rodi në "Tirana Jazz & World Music Festival"
- Regjistri i Vlorës botohet në 100 vjetorin e Pavarësisë
- Martirët e fjalës së lirë, Blloshmi e Leka
- Librarët sërish paguajnë tatim, i mashtruan
- Poezia shqipe në Zërat e Mesdheut
- Lord - mbreti në klaviaturë i rockut
- Izraeli i kërkon Woody Allenit film për Jerusalemin
- Kalendari historik, 18 korrik
- Skulptura monumentale e Xhafës në sheshin kryesor të Cyrihit
- Ikën aktorja që ua dedikoi gjysmë shekulli teatrit dhe filmit
Prishtinë, 17 korrik - Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka akuzuar gjuhëtarët se po tallen me gjuhën shqipe. Ai ka reaguar në lidhje me ndryshimet që do të bëhen në drejtshkrimin e gjuhës shqipe, në lidhje me zanoren ë, duke e cilësuar këtë iniciativë si një tallje që bëhet nga akademikët dhe gjuhëtarët.
Çfarë po ndodh!? Pse po tallen?!...Sepse, tallje është qartazi kjo shpërndarje mediatike që vë në lojë Traktatin Shkencor të ekzistencës së kombit shqiptar, siç është gjuha kombëtare. Dikush del në media dhe thotë u mor vendimi dhe dikush tjetër thotë nuk është marrë asnjë vendim, citojnë mediat shqiptare ish-kryeministrin shqiptar Majko. Këto komente ai i ka bërë në rrjetin social Facebook.
Majko ka akuzuar gjuhëtarët se po tallen me gjuhën shqipe, se për të bërë një ndryshim të tillë nuk ka as ndonjë dokument, as ndonjë procesverbal, por ky proces po u lihet disa intervistave.
Deputeti Pandeli Majko ka marrë shkas se më, 26-28 qershor u mblodh në Tiranë Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me zhvillimin, përsosjen e përdorimin e shqipes standarde. Tema e diskutimeve ishte Drejtshkrimi i zanores ë të patheksuar në shqipen standarde. Sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u bënë propozime për njësimin e rasteve të njëjta me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm të kësaj zanoreje, si gjatë fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për të mënjanuar kështu përjashtimet dhe për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë rregulle të shkrimit të ë-së, në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde.


LOLA18.07.2012/18:18
5 SHTETE TE MEDHA BESA EDHE TE FUQISHME SOT FLASIN ANGLISHTE DHE ASNJERA NGA KETO SHTETE NUK PRETENDIME TA QUAN GJuHEN E VET PAMVARSISHTE NE CILIN SHTET JETOJN NDERSA NE NUK KEMI MBETUR AS TRE MILION NE DY SHSTETE DALIN DISA DHE MENDOJN TA NDAJN GJUHE SHQIPE ne genishte dhe toske turp per te shiturit

Dritom Bakija Gjakove 17.07.2012/17:42
Duhet respektuar stardandi i Gjuhes,Shqipe.

Driton Bakija Gjakove 17.07.2012/17:39
Duhet respektuar stardandi i njesuare i Gjuhese ,Shqipe.

PËRBALTËSIT E GJUHËS17.07.2012/13:57
Asht nji fatkeqësi e madhe se edhe "komentuesit" në kët rubrikë,të cilët me të drejtë kërkojnë gegnishtën, janë të ngarkuem me in jorancë dhe analfabetizëm të papamë, nuk e njohin ligjerimin tonë ma t vjetër.
Saktësisht dihet se ata janë ma të afërmit e UDBsë dhe të enverizmit.
Unë shkruej gegnisht edhe nuk kam asnji vërejtje nga kolegët që shkruejnë në drejtëshkrimin e bashkuem.
Mue me pengon se ne mediat e Tiranës nuk shkëputen nga "TROJKA", ndërsa në ata të Prishtinës,as në shek. XXI,në 50 vjertorin e Universitetit nuk dallojnë Ç as Q.Katastrofë!

adnani17.07.2012/13:23
Meritoni dhe Bardhok Tusha shihet qarte se thuajse cdonjeren fjale qe e kane shkruar, e kane shkruar gabim. Dhe, imagjinojeni qe njerez me kulture te tille gjuhesore te te flasin se a eshte mire apo keq e rregulluar shqipja.
kaq per tash, shnet, adnani pr.

petrit palushi17.07.2012/13:22
Majko, si i paditur ne ceshtje te gjuhes, me ngjan me ishanetaret e byrose politike qe moren pjese ne Kongresin e drejtshkrimit. O z. ishkryeminister, pse keni frike nga futja e paskajores dhe heqja e idsa eve te kota. flm

Nexhmedin Gerguri17.07.2012/12:29
Gjuha e njësuar vlerë e paprekshme kombëtare
Shumë mirë që një personalitet autoritativ si zotëri Pandeli Majko del në mbrojtje të njërës prej vlerave kryesore që na bën komb në kuptimin bashkëkohor të fjalës gjuhës së njësuar.
Akademikët politikë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, që më shumë se shkencës i shërbejnë politikave ditore, mos le të prekin në njëqindvjetorin e pavarësisë në vlerën e çmuar kombëtare gjuhën e njësuar shqipe!

MERITONI17.07.2012/12:10
JO ZOTI MAJKO ME SHQIPEN JAN TALLUN NE VITIN 1972,KUR E KAN DENUE ME VDEKJE GEGENISHTEN,KURSE SOT PO KONSTATOHET SE AJO NUK KA VDEKUN PO ESHTE E GJALLE.

bardhok trusha17.07.2012/11:10
te dashur lexues me par majko duet te vlasi per pushtimin cecen qe i esht ber tiranes dhe jugut te shqiperis se populli tiranes po vuan regjimin me te eger dhe pushtues cecen








arta18.07.2012/18:21
eshte koment i bukur zoti majko por ja qe ne kossove dhe shqiperi kan disa te shitur qe mendojn ta shkatrrojn gjuhen shqipe