Zbulohet flamuri kuqezi i vitit 1844

Artikujt tjerė
- Zbulohet flamuri kuqezi i vitit 1844
- Ballafaqimi me të kaluarën nëpërmjet filmit
- Nexhmije Pagarusha, Qytetare Nderi e Tropojës
- Vdiq aktori Ernest Borgnine
- Grabiten 60 vepra arti në Korçë, 30 të Vangjush Mios
- Susan Sarandon bën homazh për Nora Ephron
- Arrestohen shitësit e pikturës së rreme të Picassos
- The Amazing Spider-Man kryeson arkat filmike
- Adele dhe One Direction nxitën shitjen e albumeve
- Kryeqyteti bëhet gati për Vera në Prishtinë
Tiranë, 10 korrik - Në fondin e etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike është zbuluar së fundi flamuri i shoqërisë "Drita" në Bukuresht, që i përket vitit 1884, raportojnë mediet shqiptare.
Ky zbulim i është nënshtruar një studimi të mirëfilltë nga studiuesja dhe përgjegjësja e Arkivit Etnografik, Ariola Prifti, dhe tashmë ai do të ketë edhe një kartelë historie të tij.
Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi dhe gjendja e tij është relativisht e mirë, ndërkohë që për sa i përket dekoracionit ka disa ndryshime, gjë që tregon se ky është një variant i tij, raporton Balkanweb. Mbishkrimi mbi flamur është me germa latine.
Ky flamur është i lidhur ngushtë me jetën kulturore të mërgatës së Bukureshtit, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në themelimin e shtetit shqiptar. Flamuri është me një gjatësi 158 centimetra me gjerësi 117 centimetra.
Po në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në dhjetor të vitit të kaluar, qe zbuluar flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali më 12 shkurt të 1919-s dhe në rivarrimin e tij në 28 nëntorin e vitit 1932 në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Në QSA flamuri gjendej prej vitit 1957, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit, nuk dihej rëndësia e tij.









