Kalendari historik, 7 korrik
Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 7 korrik
- Në Itali zbulohen 100 vizatime të Caravaggios
- Xhakli zbërthen legjendat në vepra arti
- Firat sjell imazhet e pehlivanëve në Hamamin e Prizrenit
- Dy autorë ndajnë çmimin Ymer Elshani
- Kryeqyteti më në fund bëhet me shtëpi të kulturës
- Kalendari historik, 6 korrik 2012
- Piktura The Lock shitet për 33 milionë franga
- Montreux: Rrymat muzikore kosovare elektrizuan festivalin
- Restaurohet kulla e Demë Ali Pozharit
1307 Vdiq mbreti i Anglisë, Eduardi I, në një udhëtim drejt veriut për
të marrë pjesë në një kryengritje në Skoci. Froni mbretëror u pasua nga
Eduardi II.
1807 Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndan Evropën mes tyre.
1854 Vdiq fizikani George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike e mban emrin e tij.
1898 SHBA-ja e aneksoi Havain.
1946- Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.
1954 Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ emitoi incizimin e tij të parë, Thats all Right.
1997 Vdiq Mate Boban, ish-president i entitetit të kroatëve të Bosnjës, Herceg-Bosna. Bobani, presidenti i parë i Herceg-Bosna, i shpallur në kulmin e luftës kroato-myslimane, në gusht të vitit 1993, ishte hequr nga ky funksion pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit, ku u krijua Federata Myslimano-Kroate.
1997 Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.
2005 Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.










