• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në Itali zbulohen 100 vizatime të Caravaggios

Publikuar: 06.07.2012 - 10:00

Milano, 6 korrik - Ekspertët italianë kanë zbuluar rreth 100 vizatime dhe disa piktura mjeshtrit të madh të Renesancës, Caravaggio, në kohën kur ai po studionte artin në Milano, raporton agjencia e lajmeve ANSA. Vizatimet dhe pikturat - të cilat sipas parallogaritjeve të para nga ekspertët vlerësohet të kushtojnë deri në 700 milionë euro - janë zbuluar në koleksionin e punimeve të tij që ruhen në Kështjellën Sforza të Milanos dhe është konstatuar se janë vepra të nxënësit të piktorit Simone Peterzano, tek i cili Caravaggio mësonte mjeshtërinë e artit figurativ prej moshës 11-vjeçare. Veprat e hershme të Caravaggios pritet të publikohen sot (e premte) në një version të librit elektronik. “Pos veprave do të publikohet edhe një letër proteste, të cilën e ka shkruar dhe nënshkruar Karavagjo i ri”, raporton ANSA.

Michelangelo Merisi (1571-1610) apo Caravaggio ka mbetur i njohur edhe për temperamentin e papërmbajtshëm. Biografia e tij është e mbushur me momente telashesh, vrasjesh dhe rrëmbimesh. Njihet si i pari piktor i madh barokien. Veprat e tij njihen për një paraqitje realiste si dhe përdorimin e teknikës "chiaro-scuro" - një kontrast i theksuar i dritës dhe i hijes. Vdiq nga ethet dhe u varros në një varrezë masive. 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell